Shqipëria Postuar më 2 Janar 2025, 11:24

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore

Nga Fabjona Pasho

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar

Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor.

Nga 22 ankande të planifikuara, pesë do të jenë me afat forëard 3-mujor dhe 4 të tjera me afat forëard 1-mujor. Pjesa tjetër e ankandeve do të zhvillohen me metodën e zakonshme spot, pra blerje në datën e ankandit.

Marrëveshja forëard është detyruese, pra si blerësi, ashtu edhe shitësi nuk mund të heqin dorë në rast se kursi I fiksuar i këmbimit ndryshon në mënyrë të pafavorshme.

Rënia e fortë e kursit të këmbimit të euros me lekun ka rritur vëmendjen e aktorëve të tregut rreth këtyrë kontratave.

 Për herë të parë, Banka e Shqipërisë organzoi ankande forëard në vitin 2021, për të nxitur përdorimin e këtij instrumenti edhe në transaksionet e tregut ndërbankar dhe subjekteve private.

Megjithatë, kërkesa për këto kontrata është e ulët, pasi njihen shumë pak nga bizneset, gjë që nuk i nxit bankat të investojnë.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......