Shqipëria Postuar më 12 Janar 2026, 17:55

Blendi Gonxhja: Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit! Hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje historike!

Nga SCAN TV

Blendi Gonxhja: Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit!

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u zhvillua sot takimi i parë i punës për Analizën Fillestare të lagjes Kala të Elbasanit, ku u diskutua me ekspertët qasja strategjike dhe vizionare për rikualifikimin dhe rijetëzimin e kësaj zone unike.

Në fokus të diskutimit ishte koncept-idea e projektimit, një udhërrëfyes i ri që synon t’i japë Kalasë një jetë të re, duke ruajtur autenticitetin historik dhe duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, turistik dhe ekonomik.

BID Elbasan, në bashkëpunim me AADF, po ndërton një vizion të përbashkët për ta shndërruar lagjen Kala në një destinacion referencë, një hapësirë të gjallë dhe të lidhur fuqishëm me identitetin e qytetit. Një fillim i rëndësishëm për një projekt me ndikim të madh në të ardhmen e Elbasanit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat