Shqipëria Postuar më 19 Janar 2026, 11:22

Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë

Nga Diamila Leka

Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të

Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i pandryshuar që prej vitit 2017.

Sipas anketës, 7 nga 10 kompani deklarojnë se informaliteti është i pranishëm në treg. Ky stabilitet në perceptim tregon se, pavarësisht ndërhyrjeve të ndërmarra ndër vite, informaliteti vijon të konsiderohet nga bizneset si një fenomen i rrënjosur dhe i vazhdueshëm.

Të njëjtat të dhëna evidentojnë edhe faktorët kryesorë që nxisin informalitetin. Edhe në vitin 2025, bizneset identifikojnë korrupsionin dhe konkurrencën e pandershme si shtysat kryesore. Sa i përket natyrës së informalitetit, format më të përhapura, të renditura nga më e rëndësishmja te më pak e rëndësishmja, mbeten shmangia e taksave, puna në të zezë, korrupsioni dhe mosregjistrimi i aktiviteteve apo subjekteve.

Në industrinë e ndërtimit dhe sektorin e shërbimeve, informaliteti perceptohet kryesisht përmes shmangies së taksave dhe punës në të zezë, shpesh i shoqëruar edhe me mosregjistrim të aktivitetit. Ajo që konfirmohet është se këto dy forma mbeten më të përhapurat edhe në vitin 2025, ndonëse me tendencë rënieje nga viti në vit.

Në tërësi, rreth 8 nga 10 kompani në vitin 2025 raportojnë se përballen me konkurrencë nga aktivitetet informale. Ky perceptim ka qenë relativisht i qëndrueshëm ndër vite, ku që prej vitit 2018, mesatarisht 7 nga 10 biznese raportojnë praninë e informalitetit në treg.

Shqipëria 19 Janar Edel Strazimiri

Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat