Biznesi optimist për BE-në, por kërkon informacion - Anketa/ Mungesa e transparencës, pengesë për përgatitjen e sipërmarrjen

Biznesi në Shqipëri e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian si një mundësi zhvillimi, por përballet me mungesë të theksuar informacioni dhe pasiguri në zbatimin e reformave. Kështu rezulton nga anketa e fundit e Këshillit të Investimeve, e fokusuar në perceptimin e bizneseve mbi integrimin europian.
Sipas të dhënave, bizneset raportojnë mungesë të dukshme informacioni mbi Agjendën Kombëtare të Reformave dhe vetë procesin e integrimit në BE. Informacioni sigurohet kryesisht nga interneti dhe mediat tradicionale, ndërsa pritet më shumë transparencë, komunikim i drejtpërdrejtë dhe udhëzime konkrete nga institucionet shtetërore dhe nga projektet e Bashkimit Europian. Kjo mungesë informacioni ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e bizneseve për të planifikuar zhvillimin dhe për të përfituar nga reformat.
Megjithatë, pritshmëritë mbeten pozitive. Bizneset presin përfitime nga një proces reformash më i konsoliduar, përmes konsultimit gjithëpërfshirës në hartimin e politikave, përfitimeve direkte për sektorin privat dhe përshpejtimit të zbatimit të reformave, që do të sillnin më shumë efikasitet dhe siguri ligjore.
Sektorët më optimistë ndaj integrimit janë industria, tregtia, bujqësia dhe transporti. Në nivel kompanie, integrimi në BE pritet të sjellë përmirësim të standardeve dhe cilësisë, rritje të konkurrencës së ndershme dhe qasje më të lehtë në tregjet europiane. Megjithatë, vetëm 3 nga 10 kompani presin rritje të menjëhershme të mundësive për eksport, ndërsa rreth një në dy biznese parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit.
Nga ana tjetër, sfidat mbeten të shumta. Bizneset evidentojnë miratimin e ligjeve pa konsultim, burokracinë dhe procedurat administrative, taksat dhe legjislacionin fiskal, si edhe standardet e prodhimit që kërkojnë përshtatje për tregjet europiane. Këto barriera lidhen ngushtë me mungesën e informacionit dhe me perceptimin e pasigurisë ndaj reformave.
Anketa tregon se për biznesin shqiptar, integrimi në BE mbetet një proces me potencial të lartë, por që kërkon transparencë, komunikim dhe përfshirje më të madhe për t’u kthyer në zhvillim konkret ekonomik.
ChatGPT do përdorë bisedat e përdoruesve për reklama - Strategji fitimprurëse për investimin infrastrukturor 1.4 trilionë dollarë
OpenAI njoftoi se do të testojë reklama të bazuara në biseda brenda versionit falas për përdoruesit e rritur amerikanë të regjistruar. Gjithashtu, kompania......
Japonia rrezikon destabilitet financiar - Zgjedhje të parakohshme, Kryeministrja: Përjashtim 2-vjeçar nga taksa e konsumit
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi shpalli zgjedhje të parakohshme me premtimin e pezullimit të një takse ushqimore prej 8% për dy vjet, pavarësisht......
Problem në linjën OST/ Normalizohet furnizimi me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit
Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në......
Mbështetje 5.2 miliardë lekë, Salla i nis nga Librazhdi dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare......
Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në Ballkan/ Eurostat: Norma në vitin 2025 vlerësohet në 2.3%, kundrejt 2.5% në BE
Inflacioni vjetor në Shqipëri, i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), shënoi një vlerë mesatare prej 2.3% gjatë vitit 2025, duke u......
Financimi për bujqësinë, i kufizuar - BSH: Stepen bankat. “Tkurrje” me 51% e kredisë së re të dhënë për këtë sektor
Kredia e re në bujqësi ka pësuar një rënie drastike në muajin nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të......
Rrugët e gjeneratës së re - Komuniteti i Transportit: Shqipëria, me nivel zbatimi 63% të Planit të Veprimit
Shqipëria ka shënuar përparim të qëndrueshëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Rrugët e Gjeneratës së Re, duke arritur një nivel të përgjithshëm zbatimi......
Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes......


