Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut

Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e krizës së karburanteve dhe ndikimin e saj në ekonomi. Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimeve, e nxitur nga tensionet gjeopolitike dhe kriza energjetike globale, po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi bizneset dhe konsumatorët.
Në deklaratë theksohet se karburanti është një input strategjik për të gjithë sektorët e ekonomisë, ndërsa shtrenjtimi i tij po sjell rritje të kostove të prodhimit dhe shërbimeve, çmime më të larta për konsumatorët, ulje të fuqisë blerëse dhe dobësim të konkurrueshmërisë së bizneseve në rajon.
Organizatat paralajmërojnë se pasiguria në tregjet energjetike po ndikon negativisht edhe në klimën e investimeve, duke shtyrë planet për zgjerim dhe duke rritur rrezikun e zhvendosjes së kapitalit drejt tregjeve më të qëndrueshme.
Përballë kësaj situate, biznesi kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga qeveritë përmes politikave fiskale lehtësuese dhe mekanizmave të përkohshëm stabilizues, përfshirë vendosjen e çmimeve tavan si instrument për mbrojtjen e stabilitetit ekonomik dhe social.
Ndër kërkesat kryesore janë:
-Rishikimi fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet;
-Rritja e transparencës në përcaktimin e çmimeve;
-Forcimi i kontrollit të tregut dhe lufta kundër abuzimeve;
-Mbështetje për sektorët më të ekspozuar si transporti, bujqësia dhe agropërpunimi, industria prodhuese, fasoneria, shërbimet dhe turizmi, të cilët kërkojnë masa konkrete për të përballuar kostot dhe për të shmangur transferimin e tyre te konsumatori.
Gjithashtu, biznesi nënvizon nevojën për masa afatmesme dhe afatgjata, duke përfshirë krijimin e rezervave strategjike të naftës për të garantuar sigurinë energjetike në raste krize, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë nga importet, si dhe rritjen e investimeve në energji alternative dhe efikasitet energjetik.
Në fund, organizatat kërkojnë zhvillimin e një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm mes qeverive dhe biznesit, me qëllim hartimin e politikave të zbatueshme që mbështesin ekonominë, ruajnë vendet e punës dhe garantojnë stabilitet ekonomik e social në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......
Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”
Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet......
Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të......
Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163 shtetesh, vendi ynë konsiderohet një zgjedhje e sigurt për udhëtarët e pavarur
Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur. Ky......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, gazoili shkon në 202 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën......
Taksat, 10 milionë euro shtesë nga pagat dhe qiratë - 3 mujori/ Buxheti arkëtoi 218 milionë euro, shifër rekord në 10 vite
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshime të dukshme në......
Nivel rekord emigrimi në BE, 64.2 milionë në 2025 - Gati 8,000 njerëz vdiqën në rrugët e migrimit vitin e kaluar
Numri i emigrantëve që banojnë në Bashkimin Evropian u ngjit në një nivel rekord prej 64.2 milionësh në vitin 2025, rreth 2.1 milionë më shumë se një vit më......


