Bizneseve u kthehen në llogari 82 milionë euro TVSH - Shtatë mujori/ Qershori regjistron shifrën më të lartë, ulet koha e përpunimit të kërkesave

Bizneset kanë marrë mbrapsht përmes procesit të rimbursimit të TVSH-së rreth 7.6 miliardë lekë apo 82 milionë euro në 7 muaj.
E ndarë sipas muajve, vihet re luhatje e shumave të rimbursuara të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë periudhës janar-korrik 2026 dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin Qershor me afro 2 miliardë lekë.
Ndërsa po ta krahasojmë me 7-mujorin 2025, rimbursimet kanë pësuar rënie pasi gjatë kësaj periudhe u kthyen në llogari të bizneseve afro 130 milionë euro.
Ndërkohë që koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet gradualisht, ku 80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll.
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit. Ndërsa deri në 2027 planifikohet që afati mesatar i rimbursimit të arrijë në 25 ditë.
Përgjatë vitit 2025, sipërmarrjeve nën regjimin e TVSH-së u janë kthyer nga buxheti i shtetit 25.3 miliardë lekë në formën e rimbursimit, shifra më e lartë në një dekadë.
Konkretisht janë miratuar dhe rimbursuar 1649 kërkesa të trajtuara sipas metodës FIFO (nga 1601 kërkesa të pranuara në 2024), me një rritje në numër rreth 2.93 % krahasuar me 2024. Ndërsa në total janë regjistruar 2,740 kërkesa për rimbursim.
Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe fizikisht).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës subjektet e konsideruar me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër.
Importet kushtojnë më pak në tremujorin e dytë/ Çmimet pothuajse të pandryshuara, rënia më e fortë te energjia
Çmimet e produkteve industriale të importuara kanë vijuar të mbeten të qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke shënuar një rënie të lehtë në......
Çmimet e prodhimit rriten lehtë/ Tregu vendas shtrenjtohet, eksportet kushtojnë më pak
Çmimet e prodhimit në ekonomi kanë shënuar vetëm një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti......
Rikthehet Panairi i Produkteve Artizanale në Green Coast/ “DUART”, një mbrëmje kushtuar artit dhe mjeshtërisë
Panairi i Produkteve Artizanale është rikthyer për të katërtin vit radhazi në Green Coast, këtë herë nën konceptin “DUART”, që vendos në qendër punën e......
Volkswagen do të shkurtojë 100,000 vende pune/ Ristrukturimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në industrinë e automjeteve
Kompania Volkswagen është gati të pushojë nga puna 1 në 7 prej punëtorëve të saj. Gjigandi gjerman i makinave njoftoi se drejtuesit e kompanisë dhe......
Në 19 vite, 285 mijë qytetarë legalizuan shtëpitë/ Refuzohen 6 mijë aplikime. Procesi përfundon në 2028-ën
Pavarësisht se ka vite që ka nisur, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale konsiderohet si një proces kompleks dhe afatgjatë, i kushtëzuar nga numri i......
Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin/ Rreth 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rezultate të larta në trafikun ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë......
Londra nis epokën e robotaksive - Makinat autonome janë të disponueshme, por me shofer sigurie në bord
Londinezët mund të përdorin për herë të parë taksi autonome me qira, pasi automjetet e kompanisë britanike të teknologjisë Wayve janë shtuar në aplikacionin......
Uber shkurton mbi 3 mijë vende pune në mbarë botën - Kompania orienton kursimet drejt robotaksive dhe inovacionit
Uber ka njoftuar shkurtimin e rreth 3,300 vendeve të punës, ose afërsisht 10% të fuqisë së saj punëtore globale, në reduktimin më të madh të stafit që nga......

