Shqipëria Postuar më 14 Mars 2025, 10:35

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera

Nga Elisabeta Dosku

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa,

Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224 milionë euro, rreth 1.1 % me pak se ne 2023 .

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2024, janë regjistruar 2678 kërkesa për rimbursim (nga 2877 kërkesa të regjistruara në 2023), me vlerë totale 38.7 miliardë lekë.

Gjithsej janë pranuar 1652 kërkesa  me vlere 27,5 miliardë lekë dhe 1026 kërkesa me vlerë 11.2 miliardë lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Nga 1652 kërkesa të pranuara, 95 kërkesa me vlere 858 milion lekë janë bërë nga tatimpagues te klasifikuar si eksportues me Risk Zero, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohet automatikisht brenda 30 ditëve; 866 kërkesa me vlere 11.9 miliardë leke janë bërë nga tatimpagues te klasifikuar si eksportues, kërkesa e te cilëve duhet te miratohet dhe rimbursohet brenda 30 ditëve; 691 kërkesa me vlere 14.7 miliardë lekë janë bërë nga tatimpagues te klasifikuar si jo-eksportues, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohet brenda 60 ditëve nga data e kërkesës.

Pjesa me e madhe vlerës së rimbursuar (rreth 57.74%) është dhënë për tatimpaguesit e mëdhenj.

Ne lidhje me kohen e procesimit, për periudhën Janar - Dhjetor 2024, janë miratuar dhe rimbursuar 1601 kërkesa FIFO dhe koha mesatare e procesimit ka qene 31 dite dhe 56 % e kërkesave janë procesuar brenda 30 ditëve. Rreth 43 % e kërkesave janë procesuar brenda afatit 60-ditor.

Vetëm 1 % e kërkesave janë procesuar mbi 120 ditë dhe kryesisht arsyeja ka qene mospagimi i detyrimeve të Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore”, nga ana e tatimpaguesve.

Deri në fund të vitit 2024 në Drejtorinë e Rimbursimit rezultojnë se janë në proces në total rreth 258 kërkesa (nga 145 kërkesa qe rezultonin ne 2023), me një rritje ne numër rreth 71 % krahasuar me 2023.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat