Bizneset, “të pasigurta” për ecurinë e aktivitetit - BSH: Konsumatorët, të vetmit me rritje të besimit në ekonomi gjatë nëntorit

Konsumatorët ishin të vetmit me besim në ekonominë shqiptare gjatë muajit nëntor, ndërsa bizneset u treguan më pesimiste. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.6 pikë në muajin që lamë pas.
Besimi i konsumatorëve në ekonomi u rrit si rezultat i pritjeve më optimiste për gjendjen personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen. Nga ana tjetër, blerjet e mëdha, aktuale dhe të pritura, nuk pësuan ndryshime në krahasim me muajin e kaluar.
Për sa i përket bizneseve në sektorin e shërbimeve, rënia e besimit u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të punës së tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen vazhduan të bien.
Nga ana tjetër, edhe treguesi i besimit në tregti ra me 2.3 pikë përqindje. Rënia u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për nivelin e punësimit në të ardhmen. Komponenti tjetër i TBT-së, vlerësimi për ecurinë aktuale të shitjeve, nuk ndryshoi krahasuar me muajin e mëparshëm. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.
Besimi i industrisë nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar. Rënia në komponentin e vlerësimit të bizneseve për kontratat porositëse nga eksportet dha kontribut negativ në TBI. Nga ana tjetër, vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual regjistroi rritje të lehtë. Gjithashtu me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.
Treguesi i besimit në ndërtim u ul me 3.1 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i tij është 14.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikuan vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet vazhduan të bien këtë muaj.
2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve......
Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara
Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më qendrore në debatet shoqërore, të dhënat e fundit të Eurostat-it për vitin 2024 vendosin......
Bullgarët protestojnë kundër buxhetit 2026 - Opozita: Rriten kontributet për sigurimet shoqërore dhe taksa mbi dividentët
Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin bullgar Sofje dhe në disa qytete të tjera, duke protestuar kundër planit të buxhetit të vitit 2026, i pari i......
53.4 mln lekë për furnizimin 24 orë me ujë në Kamëz - Depo e re dhe sistem pastrimi në Bovillë për rritjen e cilësisë
Ujësjellës-Kanalizime Kamëz ka shpallur hapjen e garës për projektimin e linjës së re të transmetimit të ujit nga Bovilla drejt zonës së Bathores, si dhe......
Lojërat e fatit, shteti humb 120 milionë euro - Mungojnë 11 akte nënligjore, duhet të ishin miratuar brenda 1 tetorit 2024
Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë......
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat - Rrugët e vendit prej tre ditësh të bllokuara
Protestat në Greqi po përshkallëzohen, me fermerët që kanë ngritur postblloqe të reja në autostrada dhe dogana, ndërsa deklarojnë vendosmërinë e tyre se nuk......
Kina furnizon botën me makina ndotëse - “Pastron” vendin nga karburanti fosil pas boom-it të mjeteve elektrike
Industria e automjeteve elektrike në Kinë kapi gjysmën e tregut të saj të brendshëm vetëm në pak vite, duke ulur shitjet e automjeteve me benzinë nga......
Problemet e sigurisë rrugore - Komuniteti i Transportit: Shqipëria dhe rajoni përmirësim, por jo në standardet e BE
Numri i viktimave në aksidentet rrugore në Ballkanin Perëndimor ra me 2.9% gjatë vitit 2024, por ritmi i përmirësimit mbetet poshtë objektivave të vendosura......





