Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 14:56

Bizneset, “të etura” për kredi - BSH: Arrin në 213 miliardë lekë totali i huasë në lekë në fund të 9-mujorit

Nga Ledina Elezi

Bizneset, “të etura” për kredi - BSH: Arrin në 213

Bizneset shqiptare kanë vijuar të marrin më shumë kredi edhe në muajin shtator. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e huave të marra në lekë dhe në euro ka pësuar një rritje të konsiderueshme, ndërsa vetëm ajo e marrë në monedhën amerikane ka regjistruar një rënie të lehtë.

Konkretisht, kredia e marrë nga ndërmarrjet arriti në 213 miliardë në shtator, nga 212 miliardë që ishte në muajin paraardhës. Ashtu si tek individët, edhe te bizneset dominon kredia për blerje pasurish të paluajtshme, ndjekur më pas nga huaja për shlyerje overdrafti. Sipas statistikave zyrtare, bizneset morën 68 miliardë lekë kredi për pasuri të paluajtshme, ndërkohë që kredia për overdraftin rezulton në 58 miliardë lekë në fund të nëntëmujorit.

Nga ana tjetër, vlera e huasë për investime në instrumente financiare si aksione, obligacione dhe të tjera, mbetet në nivele të papërfillshme. Shumë pak biznese zgjedhin të aplikojnë për hua, me qëllim që ta përdorin për të investuar në këto instrumente, duke sjellë kështu për të disatin muaj radhazi fiksimin e kësaj kredie në 57 milionë lekë.

Kredia për çeljen e një biznesi të ri, apo filiali të një biznesi ekzistues ka shënuar një rënie me 2.5%, ndërsa ajo e përdorur për kapital qarkullues dhe blerje pajisjesh vazhdon të jetë pjesë e katërshes së kredive më të kërkuara nga bizneset. Në 44 miliardë lekë është regjistruar kredia e përdorur për kapital qarkullues, ndërsa ajo për blerje pajisjesh në 35 miliardë lekë.

 

Sondazh

Poll
Dosja E 4 Nëntor Kreshnik Kuçaj

Dosja E

E enjte, 20:00

Leader 4 Nëntor Klegia Troksi

Leader

E shtunë, 18:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat