Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2026, 12:46

Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri - Musabelliu: Brenda 5 vitesh ekonomia jonë do të jetë ndryshe

Nga Fabjona Pasho

Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri -

Është mbajtur në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, një platformë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Forumi mblodhi përfaqësues institucionalë, liderë biznesi dhe investitorë nga Shqipëria dhe Sllovenia.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, ftoi bizneset sllovene të investojnë në Shqipëri, pasi vendi ynë ofron një klimë biznesi të ngjashme me atë të Bashkimit Europian dhe ka mundësi të pafundme.

“Ekonomia shqiptare është në një moment të rëndësishëm. Vendi ynë po shkon drejt një stabiliteti makroekonomik , me një rritje të PBB më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Inflacioni është më I ulët se mesatarja europiane.  Edhe papunësia është në minimumin historik për ne.

3 apo 5 vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare do të jetë shumë ndryshe. Kjo falë transformimit të rëndësishëm që po sjell procesi I integrimit. Ky është një sinjal I rëndësishëm për bizneset që të investojnë në Shqipëri, pasi klima është 100% në përputhje me Bashkimin Europian”, tha Musabelliu.

Ndërkaq, Drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro, prezantoi mundësitë që ofron shqipëria, ndërsa theksoi se çdo investitor I huaj mund të gjejë atë që I përshtatet.

“Jemi partnerët tuaj për të gjetur partnerët e duhur në shqipëri. Ne besojmë se bizneset dhe pronarët nuk janë thjesht vizitorë, por partnerët tanë.

Ne kemi trajtim të barabartë,  pra të njëjtat kërkesa dhe procedura qoftë për investitorët e huaj, ashtu edhe për sipërmarrësit tanë.

Shërbimet tona janë të digjitalizuara dhe mund të provoni të investoni.

Ne jemi këtu t'ju ndihmojmë dhe udhëzojmë për mundësitë e biznesit dhe prioritetet që ka Shqipëria. Mendoj se ka shumë mundësi për t'u kthyer në projekte të vërteta”, tha Saro.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe të biznesit slloven vendosën theksin tek bashkëpunimi dhe ofruan mbështetjen dhe eksperiencën e fituar nga antarësimit në BE, për ti aplikuar në Shqipëri, në disa sektorë kyçë. Ndërsa, një element i rëndësishëm mbetet edhe Inteligjenca Artificiale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat