Bizneset, si zgjidhet furnizuesi i energjisë - ERE ka licencuar 34 kompani në ofrimin e shërbimit, detajet e kontratës
Teksa tregu i liberalizuar i energjisë do të zgjerohet me 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, aktualisht janë 34 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizmit. Me liberalizimin e plotë këta subjekte nuk do të furnizohen më nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe do të duhet të përzgjedhin një nga furnizuesit, që ndodhet në listën e të licencuarve nga Enti Rregullator i Energjisë.
Më konkretisht, bizneset do të duhet të zgjedhin një prej kompanive furnizuese, me të cilën do të lidhin një kontratë ku ndër të tjera do të vendosin edhe çmimi me të cilin do të sigurohet energjia.
Kjo pasi sipas legjislacionit në fuqi furnizimi me energji elektrike i klientëve fundorë bëhet me çmime të parregulluara, i cili përcaktohet në bazë të kontratave të negociuara ndërmjet furnizuesit dhe klientit fundor.
Kontrata, përveç kushteve të përcaktuara në legjislacionin civil, mund të përmbajë edhe kushte të tjera në varësi të karakterit specifik dhe llojit të shërbimit të ofruar nga furnizuesi sikurse është koha e lidhjes në rrjet të klientit, nivelet e cilësisë së shërbimit të ofruar; parashikimet lidhur me kompensimin dhe rimbursimin, në rast mospërmbushjeje të nivelit të cilësisë së shërbimit të kontraktuar, duke përfshirë këtu edhe faturimin e pasaktë dhe të vonuar.
Po ashtu, kontrata duhet të përmbajë dhe mënyrën e njoftimit të ndryshimit të çmimit dhe të kushteve të tjera të furnizimit me energji elektrike dhe mënyrën e trajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, si dhe kushte që kufizojnë të drejtën e klientit apo që përcaktojnë tarifa financiare për të ndryshuar furnizuesin e energjisë elektrike.
Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë, përfshirë edhe konsumatorët familjarë, është një proces i kërkuar nga Komuniteti i Energjisë, për shkak të avantazheve që sjell në drejtim të çmimeve për klientët.
Sondazh

A do të vjedhë Trump kurorën e kriptove të BE-së?
Ligjet e reja shumë të lëvduara të BE-së për kriptomonedhat do të hyjnë në fuqi brenda pak javësh, por ligjvënësit e Brukselit tashmë po pyesin nëse do të......

Në shtator, 51.6% më shumë vizitorë të huaj/ Preferuan kryesisht zonën qendrore. Vendasit, jugun
Në Shtator 2024, kapacitetet e strukturave akomoduese kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke......

Përmbytjet katastrofike në Spanjë - Kosto e dëmit sa 0.2% e PBB-së!
Përmbytjet katastrofike në lindje të Spanjës muajin e kaluar ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ prej 0.2 pikë përqindjeje në produktin e brendshëm bruto......

Analfabetizmi tek të rinjtë, alarm për arsimin/ Fieri regjistron shkallën më të lartë për grupmoshën 10-19 vjeç
Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën......

Energjia, 2600 biznese do shkëputen nga OSHEE - Liberalizimi i tregut, Gjenerali: Duhet të zgjedhin vetë furnizuesin
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të premte duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë në raport me dje duke e mbyllur këtë javë......

Çmimet e reja të referencës, sa përfitojnë bashkitë? - Të ardhurat në Tiranë u rritën me 49% në krahasim me 2023-shin
Një nga taksat më të rëndësishme në të ardhurat e pushtetit vendor është ajo mbi pasuritë e paluajtshme, ku për shkak të çmimeve të pandryshuara të......

Shqipëri-SHBA, forcohet partneriteti në fushën e mbrojtjes - Ministri Vëngu: Prioritet, zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi një takim në SHBA me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Diskutimet u përqendruan në çështje......