Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 12:14

Bizneset që synojnë BE-në janë të paqartë - Zekja: Sfidë financiare për sipërmarrjet shqiptare

Nga Diamila Leka

Bizneset që synojnë BE-në janë të paqartë - Zekja:

Integrimi europian mbetet sfida kryesore për Shqipërinë në katërvjeçarin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe një proces që kërkon përgatitje të thelluar, veçanërisht për biznesin. Përshtatja me standardet e Bashkimit Europian nuk lidhet vetëm me rritjen e pagave, por edhe me një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tregut vendas.

Florjan Zekja Përfaqësues Biznesi:

“Sfida kryesore për 4-vjeçarin e ardhshëmm, është integrimi, hyrja në komunitetin europian. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, ku biznesi duhet të përgatitet përveçse të përgatitet për pagat, që duhet të kemi një përshtatje me pagat e BE, po ashtu janë dhe disa faktorë të tjerë që duhet të plotësohen për të qenë në hapin e bizneseve të komunitit europian. Dhe të gjithë kapitujt janë hapur, por që janë në nivel konsultimesh, dhe nuk ka asnjë kapitull ku janë të përcaktuara qartë se cili do jetë roli i qeverisë, apo roli i biznesit  në këtë transformim.”

Teksa të gjithë kapitujt e negociatave janë hapur, sipas ekspertëve, procesi ndodhet ende në fazë konsultimesh, pa një ndarje të qartë përgjegjësish mes qeverisë dhe sektorit privat. Kjo paqartësi rrezikon të rëndojë mbi biznesin, i cili duhet të përballet me një transformim të kushtueshëm dhe të shpejtë.

“Të bëhet një përllogaritje, sa kushton, sa është kosto e këtij transformimi dhe në bazë të asaj duhet të shpërndahet me biznesin sepse është një anomaly që biznesi të hyj dhe të përballet me gjigandë të prodhimit, me eskperienca qindar vjeçare”.

Ekspertët theksojnë se pa një vlerësim real të kostove dhe pa mbështetje të drejtpërdrejtë, bizneset shqiptare rrezikojnë të hyjnë të papërgatitura në një treg ku përballen me kompani me përvojë dhjetëra e qindra vjeçare.

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat