Bizneset qarkulluan 9.3 miliardë euro në 3 muaj/ Mbi 600 mln euro më shumë se 2025-sa, rritet numri i subjekteve të reja
Ekonomia shqiptare e ka nisur mbarë vitin 2026, ku përveç rritjes së të ardhurave në arkën e shtetit, vihet re gjithashtu një rritje e dukshme si në qarkullimin monetar të bizneseve, ashtu edhe në numrin e sipërmarrjeve aktive në treg.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për periudhën janar–mars 2026 tregojnë një intensifikim të aktivitetit ekonomik, duke reflektuar një klimë më dinamike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht, qarkullimi total i bizneseve arriti në 931 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 60.1 miliardë lekësh apo 601 milionë eurosh krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Ky zhvillim sugjeron një zgjerim të kërkesës në treg, si dhe një rritje të aktivitetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë tregtinë, shërbimet dhe prodhimin.
Në të njëjtën kohë, edhe tregu i sipërmarrjes ka shfaqur shenja zgjerimi. Numri total i bizneseve aktive në vend ka arritur në 143,875, që përfaqëson një rritje prej rreth 5% në krahasim me një vit më parë. Ky trend tregon një stabilitet më të madh në funksionimin e bizneseve ekzistuese, si dhe një rritje të interesit për të operuar në treg.
Domethënëse është rritja e numrit të bizneseve të reja, ku gjatë tremujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 6,085 biznese, një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ky tregues shihet si një sinjal pozitiv për klimën e investimeve dhe interesin për të rritur gamën e shërbimeve në treg.
Ecuria pozitive e ekonomisë lidhet me disa faktorë si përmirësimi i konsumit të brendshëm, lehtësitë administrative për hapjen e bizneseve, si dhe rritja e interesit për investime në sektorë të caktuar. Gjithashtu, ndikim mund të ketë pasur edhe stabiliteti makroekonomik i vendit dhe përpjekjet për formalizimin e ekonomisë.
Megjithatë, sfidat mbeten të pranishme. Qëndrueshmëria e kësaj rritjeje do të varet nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat i kanë shtrirë pasojat edhe në Shqipëri, ku për shkak të rritjes së lartë të çmimit të karburanteve, bizneset po përballen me kosto të larta të transportit dhe presion mbi fitimet dhe investimet.
Si pasojë e kësaj situate, bizneset kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave lehtësuese, duke ndërhyrë në taksat mbi karburantet, por jo vetëm. Edhe Banka Botërore ka sugjeruar ndërmarrjen e reformave për të ruajtur qëndrueshmërinë e performancës ekonomike të vendit.
Përfundon 70% e punimeve në aksin Fier - Kthesa e Patosit - Fratar/ Investimi, më shumë lehtësi në qarkullim dhe zhvillim ekonomik i zonës
Realizohet rreth 70% e punimeve në projektin e rehabilitimit të aksit Fier -Kthesa e Patosit-Fratar, një ndër investimet më të rëndësishme në përmirësimin e......
1.5 milionë shqiptarë, miliarda euro/ A do ta përballojë Greqia faturën e pensioneve?
Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve......
Barclays rrit parashikimin e Brent për 2026-ën në 100 usd/ Shkak, ndërprerja e zgjatur e ngushicës së Hormuzit
Të premten, Barclays rriti parashikimin e saj për naftën bruto Brent për vitin 2026 në 100 dollarë për fuçi nga 85 dollarë, duke përmendur bllokimin në......
'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e 13-të në sektorin publik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku. Ai tha se paga minimale është rritur......
Mbi 22 mijë vende pune të kontrolluara gjatë Marsit/ 782 masa administrative për subjektet me shkelje
Gjatë muajit mars 2026, inspektimet në subjektet private dhe publike janë intensifikuar, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit të punës,......
Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 Qershorit/ KQZ miraton buxhetin për procesin në Kosovë
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë kanë dhënë miratimin për buxhetin e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7......
“Boom” i transfertave në euro brenda Shqipërisë/ AIPS EURO regjistron mbi 106 mijë transaksione në tremujorin e parë
Tre muajt e parë të 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......
Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe......


