Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 13:41

Bizneset prodhuese drejt inovacionit dhe digjitalizimit - Projekti, ulen kostot e prodhimit, rritet konkurrenca

Nga Elisabeta Dosku

Bizneset prodhuese drejt inovacionit dhe digjitalizimit - Projekti, ulen kostot

Bizneset vendase prodhuese dhe eksportuese do të mbështeten për tu orientuar drejt praktikave dhe investimeve inovative, në mënyrë që të rrisin produktivitetin dhe të ulin kostot.  Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar AMTECH midis Shqipërisë-Malit të Zi dhe Italisë, synon të forcojë konkurrueshmërinë e SME-ve në zhvillimin e produkteve të qëndrueshme duke futur teknologji inovative të prodhimit shtues edhe në sektorë tradicionalë.

“Projekte si ky edukojnë biznesin shqiptar në përdorimin e teknologjive aditivë dhe reduktimin e kostove. Por sigurisht ka dhe sfida pasi këto teknologji do të vijnë me kosto për blerjen e tyre dhe edukim stafi. Inovacioni është çelësi i suksesit për të shtuar zinxhirin e vlerës së prodhimit në vend.”.

“AMTECH ofron suport për digjitalizimin dhe inovacionin. Ky projekt është nisje e një rrugëtimi të gjatë që biznesi do të bëjë drejt digjitalizimit me qëllim rritjen e cilësis,ë të produktivitetit dhe uljen e kostove”.

Programi AMTECH, përmes mbështetje teknike, trajnimeve, aksesit në burime të avancuara  promovon gjithashtu një model ekonomik të qëndrueshëm, duke mundësuar prodhimin vendor të komponentëve kompleksë pa pasur nevojë për zinxhir të gjatë furnizimi ose importe dhe kompanitë mund të zvogëlojnë emetimet e karbonit duke përmirësuar proceset e prodhimit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat