Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2025, 10:45

Bizneset nuk “ngopen” me kredi/ BSH: Numër i lartë aplikimesh në tremujorin e dytë. Si u përgjigjën bankat?

Nga Ledina Elezi

Bizneset nuk “ngopen” me kredi/ BSH:  Numër i lartë

Bizneset kanë kërkuar më shumë kredi nga bankat në tremujorin e dytë, por këto të fundit nuk u janë përgjigjur gjithnjë me “po” aplikimeve të tyre. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues, shkalla e miratimit të kredive për bizneset mbeti e pandryshuar në tremujorin e dytë.

Bankat janë shprehur se kërkesat për kredi janë rritur si rrjedhojë e nevojave më të larta për financimin e investimeve, e normave më të favorshme të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.

Nga ana tjetër, bizneset që nuk kërkuan kredi ishin ato me burime të brendshme financimi.

Për sa i takon standardeve të kreditimit, ato mbetën të pandryshuara për bizneset në tremujorin e dytë të vitit 2025, si në kreditë për biznesin e madh ashtu edhe për biznesin e vogël e të mesëm. Standardet nuk ndryshuan dhe në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Njëlloj si për individët, kushtet dhe termat e kreditimit për bizneset nuk do të ndryshoheshin. Nga njëra anë, bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, ndërkohë që nga ana tjetër paraqitën kërkesa më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e dhënë, kryesisht për bizneset e vogla e të mesme.

Edhe në periudhën korrik-shtator, pritet një rritje e kërkesës për kredi nga të gjitha llojet e bizneseve. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat