Shqipëria Postuar më 16 Maj 2025, 14:15

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV

Nga Ola Mitre

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF

Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 sasia e furnizuar ra me 45%, ndërsa vlera e faturuar me 47%, duke reflektuar gjetjen e furnizuesve privatë nga bizneset, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. 

Liberalizimi i tregut të energjisë po kryhet gradualisht, ku pas klientëve të lidhur në tensonin 35 kV, vitin e kaluar në tregun e lirë dolën plotësisht klientët e lidhur në rrjetin 20 kV, çka reflekton dhe rënien e sasisë së furnizuar nga FMF. Procesi ka vijuar me konsumatorët e lidhur në 10 kV, që shkëputën marrëdhëniet me OSHEE-në nga 1 janari i këtij viti.

Një pjesë e tyre furnizohen nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group. Më konkretishtm FTL furnizon me energji elektrike 85 klientë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 35kV, 1675 klientë në tensionin 20kV dhe 2131 klientë të tensionit 10kV.

Ndërkaq, tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Gjithçka u bë me dije pak javë më parë, gjatë prezantimit të Paltformës së Furnizuesit nga OSHEE Group, që do i vijë në ndihmë bizneseve që tashmë kanë të drejtë të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë.

Sipas OSHEE, ngritja e një platforme për ndryshimin e furnizuesit ishte domosdoshmëri pasi viti 2024 shënoi shifër rekord me rreth 300 kërkesa për ndryshim furnizuesi nga klientët.



 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...