Bizneset në treg të lirë energjetik - Ofertat e çmimeve, në platformën e ERE-s janë bërë pjesë vetëm 6 furnizues
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, pavarësisht kësaj aktualisht vetëm 6 prej tyre janë bërë pjesë e platformës, ndonëse në total ERE ka licencuar 38 kompani për këtë shërbim. Në total janë 15 oferta të publikuara, pasi kompanitë i kanë ndarë sipas nivelit të tensionit ku janë të lidhur bizneset që mund të kontraktojnë furnizues.
Platforma e ERE është ngritur në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, për të mundësuar marrjen e një informacioni nga ana e klientëve lidhur me çmimet e energjisë elektrike të ofruar nga ana e furnizuesve të ndryshëm. Qëllimi kryesor i saj është pikërisht të ndihmojë klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, duke iu mundësuar të krahasojnë ofertat e mundshme nga furnizuesit me pakicë të energjisë elektrike.
Detyrimi i Entit Rregullator të Energjisë për funizuesit erdhi pas zgjerimit të tregut të liberalizuar të energjisë me rreth 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, të cilët nga 1 janari i këtij viti dolën në tregun e lirë të energjisë, duke patur detyrimin për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Ky zgjerim pasoi atë të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV, ndërsa më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV. Ndërkaq, vitin që vjen në tregun e lirë do të dalin edhe klientët e lidhur në tensionin 6 kV.
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik sjell edhe uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 sasia e furnizuar ra me 45%, ndërsa vlera e faturuar me 47%, duke reflektuar gjetjen e furnizuesve privatë nga bizneset, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Garancia Sovrane: 3 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë. Mbulim deri në 70% të principalit të kredisë!
Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të......

Konsumi i karburantit arrin shifër rekord - 279 mijë ton vetëm në 5 muaj. Rritet kërkesa e brendshme
Nafta dhe benzina po kthehen ndër produktet që po njohin konsum të lartë nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe nga turistët. Karburantet kanë shënuar......

Gjiri i Vlorës me impiant trajtimi për ujërat e zeza - Në funksion brenda vitit, Verçani: Është projektuar për 53 mijë banorë
Ujërat e zeza në zonën e Orikumit nuk do të derdhen më në det, pasi një nga projektet që synon mbrojtjen e gjirit të Vlorës po shkon drejt......

Kthimi i minierave në panele diellore - Procesi mund të shtojë 300 GW energji të rinovueshme deri në 2030
Shndërrimi i minierave të qymyrit, të mbyllura së fundmi, në termocentrale të energjisë diellore mund të shtojë pothuajse 300 GW energji të rinovueshme deri......

AAPSK dhe UNICEF fuqizojnë bashkëpunimin: Trajnim për kriptomonedhat për përdorimin me impakt social!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e......

Në kërkim të pavarësisë bërthamore - BE, 240 miliardë euro për t’u shkëputur nga energjia ruse
Pasi ka nisur reduktimin e varësisë nga hidrokarburet ruse, Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së të gjitha lidhjeve energjetike me......

Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme - 4 milionë lekë për të rinjtë sipërmarrës në Durrës
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar ndihmën shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, mbi......

Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në......