Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 12:39

Bizneset marrin mbrapsht 54 milionë euro në 4 muaj - Rimbursimi i TVSH-së, 80% e kërkesave miratohen pa kontroll

Nga Elisabeta Dosku

Bizneset marrin mbrapsht 54 milionë euro në 4 muaj - Rimbursimi i

Në 4 muajt e parë të vitit, bizneseve iu janë kthyer 5.4 miliardë lekë apo 54 milionë euro TVSH e paguar, përmes procedurës së rimbursimi. Në raport me një vit më parë, shifra për periudhën janar-prill ka rënë me rreth 39%, pasi në 2024 u rimburuan 87 milionë euro në 4 mujor.

E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin Prill me afro 18 milionë euro, ndërkohë që po koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet.

Në total janë rimbursuar 539 subjekte dhe 80% e kërkesave janë miratuar pa kontroll.

Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024,  përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit. Ndërsa deri në 2027 planifikohet që afati mesatar i rimbursimit të arrijë në 25 ditë.

Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve).

Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut për rimbursim. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar për rimbursim, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.

Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat