Shqipëria Postuar më 13 Mars 2025, 13:16

Bizneset kërkojnë taksë të sheshtë - Kërkesat për partitë politike. Nga taksa e pronës, tek TVSH-ja e turizmi

Nga Elisabeta Dosku

Bizneset kërkojnë taksë të sheshtë - Kërkesat

Bizneset shqiptare kërkojnë implementimin e një sistemi të ri fiskal i cili ka si bazë rikthimin e taksës së sheshtë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me një sërë shoqatash biznesi, ka bërë disa propozime konkrete fiskale për forcat politike në vend, me qëllim përfshirjen e tyre në programet ekonomike.

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë:

“Aplikimi i një sistem të ri fiskal me një taksë të sheshtë 10% për të nxitur investimet, rritjen e pagave dhe formalizimin e ekonomisë. Kjo do të krijojë më shumë vende pune dhe do të lehtësojë barrën mbi bizneset dhe qytetarët Norma e TVSH-së për sektorin e agro-përpunimit të bëhet 5%-7%.  Rivendosja e shkallës së kompensimit të fermerëve për TVSH-Kreditim me 75% të TVSH për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH-së.  Përjashtimi nga TVSH-ja për investimet, në importin e impianteve dhe pajisjeve për fotovolatike, eolike etj pavarësisht vlerës së investimit”.

Për sektorin e turizmit propozohet vendosja e bakshishit të detyruar dhe subvencionet e pagave për punonjësit jashtë sezonit.

“Aplikimi i TIPs (shpërblimi)-Nisur nga eksperienca e shumë vendeve të botës fatura përmban sektorin "TIP" ( bakshish) që i jep mundësi klientit, të shpërblejë personelin e shërbimit pa rënduar xhiron e subjektit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e interesit për të punuar në sektorin e shërbimeve. Mendojmë se në Shqipëri duhet të mos tatohen të ardhura që shkojnë deri 1500 Euro. Subvencionet në paga e sigurime për punonjësit sezonal të turizmit-Turizmi është një industri sezonale. Nuk mund të kesh punonjës të kualifikuar dhe trajnuar me një sezon në bregdet 3-5 muaj dhe ku gati 70% e punonjësve duhet të kalojnë në një punë tjetër për të pasur një siguracion gjithëvjetor dhe vjetërsi pune”.

Sa i takon sektorit të ndërtimit, propozohet ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe taksë së kalimit të pronësisë.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë, përveçse duhet të rishikohet në aspektin e shkallës tatimore të aplikuar, në veçanti në Tiranë, ku identifikojmë si më të përshtatshëm rangun nga 2-6%, mënyra e llogaritjes së saj propozojmë të jetë e orientuar edhe drejtë kostos. Të hartohet një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në masën 3-5% (3% për ndërtesa rezidenciale dhe 5% për ndërtesa komerciale). Taksa për kalim të pasurisë së patundshme të jetë jo më shumë se 7%”.

Bizneset besojnë se për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, është e nevojshme një qasje që mbështet bizneset, krijon mundësi të reja punësimi dhe nxit rritje ekonomike.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...