Shqipëria Postuar më 16 Janar 2025, 12:05

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Detyrimet/ Financojnë grumbullimin e riciklimin. Gjoba të “kripura” nëse s’përmbushen

Nga Ola Mitre

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Detyrimet/ Financojnë

Çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit do të ketë detyrime për t’i menaxhuar.

Projektligji që ka si qëllim ngritjen e skemës së Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit ka mbërritur në Kuvend për diskutim, duke specifikuar se aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkmin Evropian.

Ligji do të zbatohet për rryma specifike të mbetjeve, që janë: ambalazhet dhe mbetjet e tyre; bateritë dhe akumulatorët; automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.

Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.

Të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin.  

Sipas draftit edhe masat administrative, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve. Gjobat e propozuara variojnë nga 100 000, në 1 000 000 lekë.  

Detyrimet ligjore që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026. Projektligji u nxorr për herë të parë në konsultim publik në tetor 2023 dhe parashikonte nisjen e zbatimit në vitin 2025, por vetëm tani drafti u dërgua në Kuvend.

Varianti i ri parashikon edhe përgjysimim të gjobave që do aplikohen, në raport me dokumentin e nxjerrë për konsultim publik.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 16 Janar Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dje teksa blihet sot me 94.9 lekë dhe shitet me 96 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat