Bizneset do financojnë grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve - Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, kusht për anëtarësimin në BE

Ministria e Mjedisit ka gati 4 projektvendimet, që do i hapin rrugë zbatimit të ligjit “Për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, duke ngarkuar çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, me detyrimin për t’i menaxhuar”. Gjithçka u bë me dije gjatë një takimi mbi ekonominë qarkulluese, të zhvilluar në Europe House, pas hapjes së grupkapitullit 4 të negociatave për anëtarësim në BE.
Ramaj foli edhe për kostot që do të kenë bizneset, në funksion të zbatimit të detyrimeve të reja ligjore.
Andrea Ferrero, nga delegacioni i Bashkimit Evropian foli për rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve, në kuadër të kapitullit 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike” për integrimin e vendit tonë në BE, duke e parë ekonominë qarkulluese edhe si mundësi zhvillimi.
Ligji “Për përgjegjëinë e zgjeruar të prodhuesit” hyn në fuqi në datën 1 dhjetor të këtij viti dhe do të zbatohet për rryma specifike të mbetjeve, që janë: ambalazhet dhe mbetjet e tyre, bateritë dhe akumulatorët, automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri. Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.
Siguria teknike në kantiere, IKMT gjobit 22 subjekte në Tiranë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon me intensitet inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin, me fokus të veçantë......
Cili rrjet social përdoret më shumë në Shqipëri? TikTok mbetet programi më i shkarkuar në nisje të vitit
Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës së përditshme për shumicën e njerëzve, sidomos në një kohë kur trendet e botës virtuale po......
Beja: Doganat drejt inteligjencës artificiale, 112 masa ndaj subjekteve të hidrokarbureve
Administrata doganore po orienton punën drejt përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizës së riskut për të luftuar kontrabandën dhe fenomenet e......
Ilir Binaj: Dixhitalizimi kursen miliona orë pune, fokus i ri te ndërtimi dhe turizmi
Dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të administratës tatimore për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Kështu u shpreh......
Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro më shumë në 2025-2026
Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku financat publike po shndërrohen në një motor real të rritjes. Kështu u shpreh ministri i Financave,......
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Në një takim......
Dhuka: Kalojmë në fazën e mbylljes së kapitujve, puna shtrihet në 157 institucione
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh sot se Shqipëria është në rrugën e duhur drej familjes evropiane për të përmbyllur kushtet......
Kapitali i huaj “largohet” nga fabrikat, drejtohet te shërbimet/ Ndërmarrjet e huaja po zgjerohen më shumë në tregti, akomodim dhe shërbime të tjera
Struktura e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri po tregon gjithnjë e më qartë një zhvendosje nga aktivitetet prodhuese drejt shërbimeve. Të......


