Bizneset dhe individët, 80.1 milionë euro të ardhura nga “Booking”/ Tatimet: 17.225 subjekte në platformë, deklaroni përmes DIVA

Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të ardhurash prej 80.1 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator 2025.
Administrata Tatimore bën me dije disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës “Booking”, ku rezulton se janë 17.225 biznese dhe individë të regjistruar që kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes kësaj platforme.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm komisione që i është paguar platformës nga qytetarët dhe bizneset janë rreth 12.8 milionë euro.
Për këtë arsye, administrata tatimore u bën thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.
Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore.
Mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore. Afati për plotësimin e DIVA 2025 është 31 Marsi 2026.
Ndërkohë të njëjtin detyrim e kanë edhe subjektet që krijojnë të ardhura përmes platformës së rezervimeve “Airbnb”.
Çmimi i arit, përmbyset “streha e sigurt”/ Lufta në Iran, tronditen tregjet globale
Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur......
Papunësia në Kosovë 13.9%/ Raporti, Dallime të mëdha mes gjinive
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij......
Cilat janë lagjet në Shqipëri që po tërheqin investitorë të rinj në 2026? Kërkesa për prona po zhvendoset drejt zonave më pak të zhvilluar
Një studim i publikuar nga ‘Investropa’ tregon se tregu imobiliar në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku vëmendja e investitorëve po zhvendoset......
Ligji për Gjuetinë në fokus të Këshillit Kombëtar të Faunës/ Hapa konkretë për ta bërë efektiv dhe të zbatueshëm
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i Ligjit për Gjuetinë, duke u diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë......
Garancia sovrane në bujqësi, nevojë për rishikim/ Këshilli i Investimeve: Të analizohen kostot dhe procedurat administrative
Këshilli i Investimeve rekomandon nevojën për rritjen e nivelit të shfrytëzimit të skemave të garancisë së kredisë, duke iu referuar konkretisht Garancisë......
Përgatitje për vendoret e 2027-ës/ Klosi: Tirana qark i fituar, por jo në maksimumin tonë! Fieri qarku më i fortë! ‘Betejë’ në Kukës, Shkodër e Lezhë
Edi Rama ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste. Axhenda përfshin analizën e punës Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e......
Qeveria pritet të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet/ Ulet akciza me 20%, synohet reflektim i menjëhershëm në çmimin final
Qeveria po shqyrton rikthimin e Bordit të Transparencës, i cili pritet të vendosë çmime tavan për karburantet, pas rritjes së ndjeshme të naftës që ka......
Pagesat për kredi dominojnë transfertat bankare në 2025/ Mbi 2.5 trilionë lekë qarkulluan në sistem, pjesa më e madhe janë kreditime
Transfertat bankare që lidhen me kreditë dhe depozitat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke treguar aktivitet më të lartë financiar mes bankave dhe......


