Bizneset, detyrime për shkarkimet e gazeve serrë - Monitorimi, sipas sistemit evropian. Kosto shtesë për industrinë
Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për ndryshimet klimatike” vendosin detyrime të qarta ligjore për kompanitë që prodhojnë, transportojnë ose përdorin lëndë djegëse, si dhe për sektorë të tjerë, sikurse është aviacioni apo transporti detar. Sipas projekligjit të depozituar në Kuvend, këto subjekte do të jenë të detyruara të monitorojnë dhe raportojnë saktësisht shkarkimet e gazeve serrë, ndërsa raportet do të verifikohen nga auditues të akredituar dhe do të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ndryshimet prekin një gamë të gjerë aktivitetesh industriale me shkarkime të larta të gazeve serrë, një pjesë e të cilave edhe aktualisht kanë qenë të detyruara të monitorojnë emetimet e tyre, por tashmë ky proces do kryhet përmes sistemit MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim dhe Akreditim), në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Lista përfshin sektorë si: Djegia e lëndëve djegëse në instalime mbi 20 MW, prodhimi i koksit, çelikut, aluminit dhe metaleve të tjera, prodhimi i klinkerit të çimentos, gëlqeres, qelqit, produkteve qeramike dhe materialeve izoluese, përpunimi i drurit, prodhimi i letrës, katranit dhe një sërë kimikatesh industriale si acidi nitrik, amoniaku dhe hidrogjeni, etj.
Në fazën e parë, gjatë periudhës 2025–2027, detyrimet e plota do të zbatohen vetëm për instalimet industriale me shkarkime të larta dhe për sektorin e aviacionit. Për transportin detar dhe tregtarët me shumicë të karburanteve, deri në vitin 2028 do të ketë vetëm kosto për hartimin e planeve të monitorimit, ndërsa detyrimet e plota do të hyjnë në fuqi nga janari i atij viti.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, detyrimet e reja do të kenë edhe kosto për subjektet. Kështu, për monitorimin dhe raportimin, kompanitë do të kenë nevojë për punësimin ose trajnimin e një punonjësi teknik me kosto 1.3-1.5 mln lekë në vit. Ndërkohë që, për verifikimin dhe auditimin nga një verifikues i akredituar kostot shkojnë 1-3 mln lekë në vit, në varësi të kompleksitetit të aktivitetit.
Ndryshimet synojnë të rrisin transparencën dhe saktësinë e të dhënave mbi emetimet, duke garantuar që Shqipëria të përmbushë detyrimet kombëtare e ndërkombëtare për reduktimin e gazeve serrë dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Intensifikohen zjarret në vend/ MM: 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Vatrat aktive......

Rreth 65% e borxhit të brendshëm mbahet nga bankat - Shumica e tij gjendet në obligacione. Bie edhe raporti ndaj PBB
Borxhi i brendshëm ka arritur shifra rekord gjatë këtij viti. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të ketë kapur vlerën......

Si ndikohen zjarret nga ndryshimet klimatike? - Evropa, kontinenti më i rrezikuar nga rritja e temperaturave
Zjarret kanë përfshirë zona të ndryshme të Mesdheut këtë muaj, duke detyruar mijëra njerëz në rajonin e Katalonjës në Spanjë të qëndrojnë në izolim dhe duke......

Biznes në Shqipëri? Lehtësohen procedurat - Ndryshon ligji/ Regjistrim online për investitorët e huaj dhe emigrantët
Investitorët e huaj apo emigrantët shqiptarë në të gjithë botën që dëshirojnë të investojnë në atdhe, tashmë do ta kenë më të lehtë ta bëjnë këtë vetëm......

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi. Rënie për Frangën e Euron!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pësoi javës që shkoi teksa është blerë sot me......

Pagat minimale në Evropë - Cilat shtete kanë rrogat më të larta? Kryeson Luksemburgu me 2,704 euro
Miliona punonjës në Bashkimin Evropian vazhdojnë të marrin paga minimale, që synojnë të ofrojnë një standard bazë jetese, megjithëse shpesh nuk është rritur......

Projekti i ri energjetik lidh Kretën me kontinentin - Ndërlidhja synon të sigurojë furnizim elektrik për rajonin e Mesdheut
Një projekt madhor i kabllos energjetike nënujore ka lidhur me sukses ishullin e Kretës me rrjetin elektrik të pjesës kontinentale të Greqisë, duke shënuar......

BE, e pambrojtur nga sulmet kibernetike? - Tetë vende të BE-së ende nuk kanë rregullore për sektorët kritikë
Bullgaria, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia nuk kanë miratuar ende rregullat e sigurisë kibernetike për sektorët kritikë,......