Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 13:25

Bizneset, 91 mld lekë kredi për blerje pajisjesh - BSH: Huaja për këtë qëllim zë 18.7% të totalit të marrë nga ndërmarrjet

Nga Ledina Elezi

Bizneset, 91 mld lekë kredi për blerje pajisjesh - BSH: Huaja për

Megjithëse shumica e bizneseve në Shqipëri marrin kredi për pasuri të paluajtshme, nuk mungojnë as ato që marrin hua për investime që mund të jenë shumë të kushtueshme, e për rrjedhojë të papërballueshme për t'u realizuar me të ardhurat që siguron vetë biznesi. Investime të tilla kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së biznesit, si për shembull për rinovim ose blerje pajisjesh të ndryshme që janë të nevojshme për funksionimin operacional të tij.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 91 miliardë lekë llogaritet të ketë arritur kredia e marrë nga bizneset për blerje pajisjesh në fund të muajit prill. Kështu, bizneset po kërkojnë gjithnjë e më shumë financim prej bankave për mbulimin e shpenzimeve që vijnë nga blerja e pajisjeve.

Shifrat flasin për një rritje me 9% të kredisë së marrë për këtë qëllim në krahasim me prill 2024, kur shuma totale e kredisë ishte vetëm 83 miliardë lekë.

Nëse bëjmë një vlerësim në bazë të monedhës, statistikat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e bizneseve zgjedhin të marrin kredi në euro për blerjen e pajisjeve. Kështu, kredia në lekë për blerje pajisjesh rezulton vetëm 33 miliardë, ajo në euro është 57 miliardë lekë dhe kredia e marrë në dollarë për blerjen e pajisjeve rezulton vetëm 688 milionë lekë.

Në total, kredia e disbursuar ndaj bizneseve për pasuri të paluajtshme, overdraft, kapital qarkullues, blerje pajisjesh dhe çelje biznesi u regjistrua në 485 miliardë lekë në fund të muajit prill. Huaja për blerje pajisjesh zë vetëm 18.7% të totalit të kredisë së dhënë për ndërmarrjet.

Bizneset, 91 mld lekë kredi për blerje pajisjesh - BSH: Huaja për

 


 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat