Bizneset, 47 mln euro borxhe vetëm në Maj - Apeli i tatimeve: Shlyeni detyrimet, ose do të gjobiteni
Bizneset kanë rritut vlerën e detyrimeve tatimore të papaguara në kohë. Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë apo 47 milionë euro.
Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore.
Sipas këtij intitucioni, mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i ngarkon bizneset, jo vetë, me gjoba dhe kamatvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik.
Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese.
Ndërkohë që pak ditë më parë, tatimet parlajmëruan të gjithë tatimpaguesit që nuk përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, se do t’u vendoset masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatohen të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë.
Tatimet bënë apel që të mos mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime.
Po ashtu, iu bë thirrje çdo subjekt që hyn në transakisone shit-blerje të mjeteve, se duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë, pasi akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të konsiderohet i pavlefshmëm.

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë përfiton më shumë kjo zonë nga projekti?
Ish-Blloku, i kufizuar në rrugët kryesore si rruga “Ibrahim Rrugova”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII” dhe “Sami Frashëri” dikur një zonë e rezervuar për......

Britania forcon kapacitetet ushtarake - 1.5 miliardë paund për të ndërtuar gjashtë fabrika armësh
Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 1.5 miliardë paund për ndërtimin e gjashtë fabrikave të municioneve dhe energjisë, duke synuar "dekurajimin e......

Investimet në ndërtim orientohen drejt turizmit/ Më pak leje për banesa, por rritet numri dhe vlera për hotelet
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes ndryshimeve të theksuara, të diktuara nga zhvillimet ekonomike dhe......

Linjat ajrore globale ulin parashikimin e fitimeve - Tensionet tregtare dhe problemet e furnizimit do të rrisin kostot
Linjat ajrore globale ulën parashikimin kyç për fitimet e industrisë në vitin 2025, duke fajësuar tensionet tregtare dhe rënien e besimit të konsumatorëve.......

Kush është presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki?!
Kandidati konservator mundi liberalin Rafał Trzaskowski me një diferencë të ngushtë prej 50.89% të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën.......

Shqiptarët, të parët për roaming me BE - Raporti i RCC: Brenda rajonit, shpenzojmë më pak minuta dhe internet
Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.......

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE paralajmëron për rreziqet mbi sistemin financiar tradicional
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, bëri thirrje për monitorim të afërt të rreziqeve të reputacionit me......

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore - Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu publikon rregullat
Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj. Një ditë përpara provimit të parë të Maturës......