Bizneset, 3.8 mln veprime përmes arkës - BSH: Rreth 81% e tyre janë depozitim parash. Vlera rekord në krahasim me individët
Bizneset kanë realizuar rekord veprimesh në sportelet fizike të bankave gjatë vitit që lamë pas. Një nga arsyet pse transaksionet e bizneseve përmes arkës mbeten në nivele shumë të larta, është për shkak se depozitime të mëdha parash ose shërbime të tjera specifike për biznesin nuk mund të kryhen në ATM, apo përmes mobile banking.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bizneset kanë rreth 3.8 milionë transaksione përmes arkës në 2024. Gati 81% e këtyre transaksioneve janë depozitim parash, ndërsa 19% janë tërheqje në arkë. Sipas përllogaritjeve, rreth 1.63 trilionë lekë janë depozituar vetëm përmes arkës, ndërkohë që 494 miliardë lekë janë tërhequr nga bizneset në vitin 2024.
Për sa i takon transaksioneve periodike, nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar janë kryer 315 mijë transferta kreditimi dhe 17 milionë transferta debitimi. Rreth 210 miliardë lekë vlerësohet të jetë disbursimi kredisë, pra depozitimi i fondeve të kredisë në llogarinë e biznesit, ndërsa 734 miliardë janë pagesat e interesave të depozitave.
Nga ana tjetër, transfertat e debitimit në total nga individët dhe bizneset kanë pësuar rritje në numër, por një ulje në shumën e transaksioneve. Shlyerjet e kartave të kreditit rezultojnë në 12 miliardë lekë, ndërkohë që pagesat e kësteve të kredisë në 136 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare, në total (duke përfshirë si individët, ashtu edhe bizneset) janë kryer 3.3% më shumë veprime bankare nëpërmjet arkës në krahasim me 2023.
Pavarësisht se numri i transaksioneve të realizuara pranë sporteleve fizike të bankave ka pësuar rritje si për individët, ashtu edhe për bizneset, këta të fundit rezultojnë të kenë kryer në arkë veprime në vlera shumë herë më të larta se individët. Kjo për arsye se bizneset kanë një qarkullim më të madh parash se individët, por jo vetëm.
Sondazh

Pas vitesh vonesash, BE vendos nisjen me faza të Sistemit të Hyrës/Daljes në zonën Shengen!
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën që më në fund të vënë në fuqi Sistemin e hyrjes/daljes (EES), regjistri i automatizuar i bllokut për......

Shqipëria, e para në renditjen e Organizatës Botërore të Turizmit Rama: Destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në 2024
Për vitin 2024, Shqipëria renditet e para përsa i përket rritjes më të madhe të numrit të turistëve. Organizata më e madhe botërore e Turizmit, në të cilën......

Prodhimet vendase na kushtuan më shtrenjtë se të importit/ Energjia dhe industria përpunuese patën ndikimin më të lartë
Bizneset prodhuese vazhdimisht janë përballur me shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Por, sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024,......

50 mln euro për kërkime gjeotermale - Kroacia nis eksplorimet për të shtuar prodhimin e energjisë
Kroacia ka nisur eksplorimin e energjisë gjeotermale pranë gjashtë qyteteve, me një buxhet të përgjithshëm prej 50 milionë eurosh. Eksplorimi gjeotermal......

Asetet e pensioneve vullnetare, 100% në lekë - AMF: Edhe fondet e investimeve, vetëm 10% të zotërimeve i kanë në valutë
Shumica e aseteve të fondeve të investimeve janë në lekë, ndërsa ato në euro rezultojnë me rënie. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......

Shqiptarët paguan 73 milionë euro nga pagat e qiratë - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë patën ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale për muajin Janar afro 73 milionë euro, duke shënuar një perfomancë tejet pozitive në......

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje
Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e......

Milionerët zgjedhin Greqinë Të huajt e pasur tërhiqen nga stimujt, pronat luksoze të përballueshme
Tregu grek i pronave ka regjistruar flukse të konsiderueshme kapitali nga jashtë, ndërsa vendi po bëhet një destinacion i zgjedhur për individët me vlerë......