Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2025, 10:59

Biokarburantet, rreth 50% më lirë- Do përjashtohen nga taksat dhe tarifat. Politika e re fiskale synon ndryshimin e tregut

Nga Ola Mitre

Biokarburantet, rreth 50% më lirë- Do përjashtohen nga taksat dhe

Brenda këtij viti, në tregun shqiptar do të duhet të nisë përdorimi i biokarburanteve. Një projektligj i shumëpritur, që ka nisur të diskutohet në Kuvend, parashikon përfshirjen e këtyre produkteve në përzierjen e karburanteve për transport, me një përqindje që do të rritet çdo vit deri në 7% në vitin 2030.

Por ajo që tërheq vëmendjen është çmimi, pasi biokarburantet pritet të kushtojnë rreth 82.68 lekë për litër më pak se karburantet aktuale. Ky çmim konkurrues vjen si rezultat i përjashtimit nga të gjitha taksat dhe tarifat që rëndojnë aktualisht mbi produktet e zakonshme të naftës.

Sipas dokumentit biokarburantet dhe lëndët e tjera djegëse të rinovueshme për transport, do të përjashtohen nga akciza prej 38.9 lekë/litër, nga taksa e qarkullimit prej 27 lekë/litër, si dhe nga taksa e karbonit prej 3 lekë/litër. Ndërkohë që, për totalin e tyre përfitohet edhe nga mosaplikimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20% apo 13.78 lekë/litër.

Sipas relacionit shoqërues, në vitin 2025 detyrimi për përdorimin e 1% biokarburant në përzierje i korrespondon 6,400 ton karburant. Kjo përkthehet në 661 milionë lekë më pak në të ardhura buxhetore, një kosto që qeveria e konsideron të justifikueshme përballë përfitimeve afatgjata për mjedisin dhe konsumatorin.

Kjo nuk është hera e parë që synohet miratimi i një ligji të tillë, por nismat e mëparshme nuk janë finalizuar. Megjithatë, këtë herë zyrtarët e konsiderojnë një proces të paevitueshëm për shkak të tranzicionit të gjelbër dhe angazhimeve të ndërmarra në këtë drejtim. 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...