Biokarburante edhe në Shqipëri - Projekltigji, Muçaj: Do të arrijmë 7% në vitin 2030. Ulim emetimet e gazeve serrë
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, i cili përcakton për herë të parë sasitë minimale vjetore në treg të biokarburanteve, ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare, duke i hapur rrugë miratimit të tij.
Sipas tij përqindja e biokarburanteve në mishelën e karburanteve propozohet te rritet gradualisht me nga 1% për çdo vit, për të arritur në 7% në vitin 2030.
“Do të rregullojë këtë sektor dhe mbi të gjitha do të japë mundësinë që deri në nivelin 7% ne të kemi mundësi të përdorim biokarburante në formën e pastër apo në formën e përzierjes me karburante të tjera në Republikën e Shqipërisë, duke rregulluar në mënyrë të qenësishme me qëllim qëndrueshmërinë e përdorimit të këtyre karburanteve, duke përcaktuar në mënyrë të posaçme mënyrën e llogaritjes, marrjen e informacionit dhe sidomos monitorimin e tyre për qëllimet e paracaktuara”, - tha zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.
Muçaj u ndal dhe te rëndësia e miratimit të këtij ligji nga pikëpamja mjedisore.
“Ky ligj ka për qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë për emisionet e gazeve serrë që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor dhe, duke patur parasyh që transporti është dhe kontribuesi më i madh i dioksidit të karbonit në vend, të themi për të reduktuar efektet që kemi në klimë dhe ndryshimet klimatike, të cilat janë një problem themelor në vend”, - tha zv.ministrja.
Projektligji parashikon që biokarburantet që do tregtohen në vendin tonë do kushtojnë rreth 50% më lirë se karburantet e tjerë, pasi do të përjashtohet nga taksat dhe tarifat, me qëllim konkurrimin me çmimin dhe rritjen e konsumit.

Policia, plan masash për sezonin turistik - Deri më 15 shtator kufizohen mjetet e rënda në fundjavë dhe ditët e pushimit zyrtar
Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash. Ky plan synon......

SHBA dhe Britania njoftojnë marrëveshje tregtare - Por, shtetet vazhdojnë negociatat për importet e çelikut
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare që do të ulë tarifat për......

“Në Shqipëri qarkulluan 453 mld lekë në muajin maj” - Shifrat e Bankës Qendrore: Rritja ka qenë e qendrueshme
Raporti midis parasë në qarkullim dhe asaj jashtë bankave vijon të thellohet. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka Qendrore, në Shqipëri qarkullojnë 453......

“Lirohen” kreditë për pensionistët - Marrëveshje midis tre instucioneve, kolateral pronat që disponojnë
Pensionistëve do t’u hapet drita jeshile për të pasur akses në kreditim. Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030, të miratuar nga qeveria thuhet se nga......

Kush punon ku në Shqipëri sipas gjinisë? Burrat dominojnë ndërtimin, gratë fitojnë terren në industri
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi disa të dhëna që lidhen me punësimin e grave dhe burrave brenda të njëjtit sektor ekonomik. Sipas......

Shqipëria, mes Kinës që “lulëzon” e Italisë që “zbehet”/ Eksportet, me rritje në Maj. Ndërkohë, deficiti tregtar ngushtohet
Në maj 2025, eksportet shqiptare i janë rikthyer trendit pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 1.2% krahasuar me majin e......

Lehtësohet aksesi në “Polin e Festivaleve”, Korçë - 124,7 milionë lekë për infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare, lot 6 për parkun “Poli i......

WhatsApp së shpejti do të shfaqë reklama – Pse kjo mund të shkaktojë reagime negative në Europë?
WhatsApp tani do të fillojë të shfaqë reklama në aplikacionin popullor të bisedave pas viteve të ofrimit të shërbimeve falas pa asnjë detyrim. WhatsApp tha......