Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 12:20

Bileta elektronike, kompani shtetërore në transport/ Mema: Bileta, domosdoshmëri. Duhet mbikqyrje e tregut

Nga Fabjona Pasho

Bileta elektronike, kompani shtetërore në transport/ Mema: Bileta,

Në programin qeverisës, një ndër çështjet e trajtuara është edhe ajo e transportit publik.

Qeveria synon implementimin e bileta elektronike GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët.

Në një intervistë për Scan, drejtuesi i shoqatës së transportit publik, Dashnor Mema, shprehet se kjo është një kërkesë e hershme e operatorëve dhe do të shërbejë për përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Ndërkaq, për ngritjen e kompanisë shtetërore, Mema shprehet se nëse ka një bashkëpunim të mirë midis palëve, mund të sjellë shërbim më cilësor dhe në zgjidhjen e problematikave që transporti publik ka aktualisht.

Qeveria gjithashtu ka në plan të shtojë një flotë prej 100 autobusësh elektrikë, për të cilët shoqata e transportitshprehet se do të sillnin modernizim, por duhet të shoqërohet edhe me ndryshime infrastrukturore, të tilla si korsi të dedikuara, terminale modern, etj.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat