Bilanci pozitiv i FSHU uli çmimin e energjisë - 30 mln lekë fitim në vitin 2023, pritshmëritë për 2024 rriten në 1 mld lekë
Furnizuesi i Shërbimit Universal e ka mbyllur me fitim vitin 2023 dhe pritshmëritë janë të njëjta edhe për vitin 2024.
Sipas shifrave të raportuara nga ky dikaster pranë Entit Rregullator të Energjisë, rezultati financiar për vitin 2023 është me një fitim prej rreth 30 mln lekë, ndërkohë që për vitin që sapo u mbyll pritet një fitim prej rreth 1 mld lekë. Mbyllja e këtyre viteve me bilanc pozitiv, vjen pas vitit 2021 kur kompania publike e furnizimit doli me humbje.
Rezultatet financiare ishin një prej argumenteve të përdorur nga FSHU, që është pjesë e OSHEE Group për uljen e çmimit të energjisë për kategorinë e konsumit familjar deri në 700 kWh.
“Në kushtet e përmirësimit të ndjeshëm të situatës financiare të shoqërisë, si dhe perspektivës së zhvillimit për vitin 2025 kërkojmë rivlerësim të kostove që përcaktojnë cmimin për Klientët e Shërbimit Universal, që furnizohen në nivelin e tensionit të ulët 0.4 kV”, - thuhej ndër të tjera në kërkesën e FSHU.
Ndërkaq, si rezultat i uljes së çmimit të energjisë në 8.5 lekë/ kWh nga 9.5 lekë/kWh për klientët që konsumtojnë deri në 700 kWh energji në muaj, për vitin 2025 parashikohet një rënie e të ardhurave. Gjithsesi pritshmëritë janë që bilanci edhe për vitin 2025 të jetë pozitiv, me një vlerë fitimi prej rreth 25 mln lekë.
Sondazh

Marrëdhënia e Shqipërisë me partnerët tregtarë/ Shtetet që u tërhoqën dhe ato që forcuan bashkëpunimin gjatë 2024
Të dhënat e fundit mbi tregtinë e jashtme të Shqipërisë për periudhën Janar-Dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ofrojnë një......

“Ekonomia globale, në rrezik nga ndryshimet klimatike” - Sipas raportit, katastrofat natyrore mund të përgjysmojnë rritjen ekonomike
Rritja ekonomike globale mund të bjerë me 50% midis 2070 dhe 2090 nga goditjet katastrofike të ndryshimeve klimatike, nëse nuk ndërmerren veprime të......

Kina na gjendet pranë në “ditë të vështira”/ Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2024. Eksportet në krizë për shkak të euros
Tregtia e jashtme ka regjistruar një rënie vjetore mjaft të lartë gjatë vitit të kaluar, tregojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. “Scan......

Deklarimi i DIVA/ Kush përfiton kompensim për fëmijët? - 48 mijë lekë për çdo të mitur. Pritet udhëzimi i Financave për formularët
31 marsi është afati i fundit për të punësuarit me të ardhura bruto mbi 1 mijë euro në muaj apo të ardhura vjetore 12 mijë euro në vit si dhe për të dy......

Analiza/ Çfarë janë DATACENTER, biznesi multimilionësh që mund të vijë edhe në Shqipëri?
Nga Kreshnik KUÇAJ/ DATAROOM Pandemia COVID-19 dha disa leksione të rëndësishme për bizneset lidhur me nevojën për internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm,......

Në 2024 u zhdoganuan mbi 100 mijë automjete - Ardis Biba: Nuk po vijnë vetëm për tregun vendas, por edhe për rajonin
Viti që lamë pas shënoi një rekord për sa i përket automjeteve të importuara nga Lindja e Largët. Nga gati 100 mijë automjete të regjistruara, rreth 18.5% e......

Greqia, 223 mln euro për sistemet e ngrohjes - Programi mbulon pjesërisht shpenzimet për familjet
Qeveria greke ka shpallur një program të ri mbështetjeje prej 223.2 milionë eurosh për të lehtësuar përdorimin e sistemeve të gjelbra të ngrohjes për......

Importi i farave në bujqësi, përcaktohen rregullat e reja - Kriteret për regjistrimin në Katalogun Kombëtar, rastet kur lejohen OMGJ-të
Qeveria ka forcuar rregullat sa i takon importit të farave për produkte të ndryshme që kultivohen në vend. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjit......