Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 37 vatra aktive - Më problematike është situata në Delvinë dhe në Gramsh
Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e zjarreve gjatë ditës së sotme, ku janë regjistruar deri tani 37 vatra zjarri dhe që janë aktive në vend. Grupet operacionale po vijojnë të punojnë nga toka dhe ajri me mjete, forca, avionë dhe helikopterë, për të shuar flakët në të gjithë territorin, që deri tani kanë shkaktuar 1 viktimë, dhjetëra të lënduar e shtëpi të djegura, si bagëti të ngordhura e sipërfaqe të tëra me tokë, bimësi, pyje e pemëtari të shkrumbuara.Situata më kritike vlerësohet në Bashkinë e Delvinës, rrethinat dhe fshatrat e saj. Situata e zjarrit është problematike, pasi ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore. Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.
Zona e dytë nevralgjike e prekur rëndë nga zjarret është Gramshi. Vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Ministria informon se zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes përvec Delvinës vatra zjarri ka edhe në afërsi të bashkisë Gjirokastër, në fshatin Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, në Lazarat dhe në fshatrat e bashkive Memaliaj e Tepelenë.
Në të gjithë vendin situata raportohet e tillë:
Qarku Dibër ka vatra zjarri në Ternovë, në Bizë të Martaneshit, në fshatin Val të Martaneshit, në fshatin Sohodoll në Kastriot.
Qarku Berat: ka vatra zjarri në fshatin Rehovë, fshati Çorogjaf, Vokopolë, Mbrakull, Velçan, Orizaj, Poshnje dhe Perondi.
Qarku Tiranë: në fshtrat e njësive administrative Kryevidh, Zall-Herr, Vaqarr e Bërzhitë.
Qarku Elbasan: vatra zjarri në fshtrat e njësive administrative të Gramshit të Peqinit dhe në Polis të Librazhdit.
Qarku Shkodër: fshtrat e njësive administrative në Fushë Arrëz, Pukë, Kastrat në Malësinë e Madhe dhe Postribë.
Qarku Kukës: vatër zjarri në Parkun Natyror të Monellës.
Qarku Korçë: Në fshatin Gërmenj të Kolonjës.
Qarku Lezhë; Në fshatrat Blinisht dhe Kotërr.
Në të gjithë këto zona po punojnë trupa të emergjencave civile dhe ushtrisë të cilat raportohen se në shumicën e vatrave të zjarrit situata është nën kontroll

Situatë e vështirë në Gramsh, helikopterët dhe ushtria në terren - Digjen pasuritë e fermerëve, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke
Tym, helikopterë, dronë, por edhe jehona e banorëve në ajër, dominuan pamjen e Njësisë Administrative Skënderbegas në qytetin e Gramshit, pas zjarreve të 12......

Temperaturat e larta “djegin” faturat e dritave - Ndryshimet klimatike, konsumi i energjisë elektrike në verë është rritur me 38%
Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë......

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë......

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje - Më 16 gusht hyn në fuqi ligji, më shumë mbrojtje për bizneset dhe konsumatorët
Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16......

Cilat janë mashtrimet që mund t’ju zbrazin llogaritë bankare? - Sadiku: Bankat nuk kërkojnë kurrë të dhëna personale sensitive përmes mesazheve
A ju kanë ardhur email-e apo mesazhe në telefon nga numra që hiqen si të bankës, me linqe që ju kërkojnë të dhënat bankare? Nëse po, kjo ka qenë një......

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën. Janë më aktivët në ekonomi
Kur flasim për punësimin në Shqipëri, të dhënat tregojnë se jo të gjithë qarqet ecin me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, shkalla e punësimit dhe ajo e......

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të......

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!
Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të......