Bilanci 2024-ës, buxheti arkëton 7.1 miliardë euro-Kapërcim me 670 milionë euro në raport më 2023
Buxheti i shtetit ka mbledhur 710.3 miliardë lekë për vitin 2024, apo afro 7.1 miliardë euro.
Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, tregojnë të ardhurat janë në nivelin 99.5 % e planit të periudhës, një realizim në masën 105.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar. Krahasuar me vitin 12 mujorin 2023, u mblodhën rreth 66.6 miliardë lekë ose 10.4 % më shumë apo afro 670 milionë euro.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 229.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se 12-mujori 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import janë 154.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 63.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 101.2% kundrejt planit për 12 mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96.2% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 12 mujorin 2024, u realizuan në masën 227.4 miliardë lekë, 21.8 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 12 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë si dhe 4.4 miliardë lek ose 7.9% më shumë se plani i TVSH. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2024 janë 22.4 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 57 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, 8.3 miliardë lekë më shumë se viti 2023, si dhe 2.6% më shumë se plani i 12 mujorit 2024.
Taksat nacionale, u mblodhën në masën 44.7 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë më shumë se 12 mujori 2023.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga u realizuan në masën 160.7 miliardë lek, 17.1 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 12 mujorin 2024.
Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2024 arritën në rreth 728.6 miliardë lekë me një realizim në masën 98.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 94.5 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.5, datë 19.12.2024. Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 8 përqind më të larta ose rreth 53.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente për vitin 2024 rezultuan në rreth 606.3 miliardë lekë ndërsa ose rreth 59.3 miliardë lekë më shumë në raport me 2023.
Sondazh

Kombinat, Kryeministri Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re
Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe......

Ish-blloku do të kthehet në zonë këmbësorësh - Prezantohet projekti me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21”
Në zonën e ish-Bllokut, janë rikonceptuar hapësirat publike duke i dhënë prioritet këmbësorëve, duke i kthyer disa prej tyre në pedonale. Projekti i Walk 21,......

Viti 2024, më i vështiri për fasonët - Por, rritet vlera e raportit të mallrave të shitur
Gjatë 6 viteve të fundit, eksportet e fasonerive të vendit kanë pësuar një rënie prej rreth 20%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit......

Eurostat: Në Janar inflacioni në Shqipëri zbriti 2.4%/ Çmimet më të ulëta se në Mal të Zi dhe Serbi, por më të larta se në Kosovë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Janar të vitit......

Trump mbetet në klasë? Sondazhi i i Reuters/Ipsos: Amerikanët të pakënaqur me trajtimin e problematikave kryesore të vendit!
Amerikanët i japin Presidentit Donald Trump vlerësime mesatare në trajtimin e tij të ekonomisë dhe përpjekjeve për të tkurrur qeverinë dhe nuk janë të......

1 mld lekë për sistemin e integruar të çështjeve gjyqësore - KLGJ hap tenderin, synohet efikasitet dhe mbrojtje e të dhënave
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur hapjen e tenderit për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve gjyqësore (ICMIS). Fondi limit i përllogaritur......

Buxheti e transporti, më të financuarit me borxh të huaj - Cilët ishin sektorët e tjerë të ekonomisë që u mbështetën më shumë në 2024?
Buxheti i qeverisë ka qenë ai që është mbështetur më shumë me borxh të huaj gjatë vitit 2024. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, një......

Nis “gara” për punësimin sezonal në turizëm - Dervishi: Sfida kryesore mbetet gjetja e punonjësve të kualifikuar
Baret dhe restorantet, veçanërisht në jug të vendit, kanë nisur rekrutimin e stafit për sezonin e ardhshëm turistik. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare......