Bien rastet e punësimit të paligjshëm - 18 procedime penale në vitin 2024, shifra më e ulët në 5 vite
Bizneset kanë rritur ndërgjegjësimin sa i takon pasojave ligjore që vijnë nga punësimi i paligjshëm i individëve.
Nga të dhënat statistikore të pasqyruara në raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, vërehet tendencë në ulje e procedimeve të regjistruara për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.
Kështu në vitin 2024 janë regjistruar 18 procedime penale kundrejt 20 procedimeve penale të regjistruara në vitin 2023 ose me ulje prej 10 %.
Nëse do të analizojmë shifrat në 5 vitet e fundit, vihet re që numri më i lartë i procedimeve është në 2021-shin me 39 të tilla, dhe më pas ka pasur një rënie progresive.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale të kryera në shoqëritë tregtare” në vitin 2024 është 66,6 %, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 64,5 %.
Vitet e fundit nga Inspektorati Shtetëror i Punës ka pasur një rritje të numri të kontrolleve në subjekte, në bazë risku, ku një nga objektivat është punësimi i paligjshëm nga ana e kompanive, dhe referimi i rasteve në prokurori. Në punësimin e paligjshëm përfshihet punësimi i të miturve por edhe i personave në moshë madhore, të cilët nuk deklarohen në organet tatimore si punëmarrës.
Nga ana tjetër edhe nga ana e administratës tatimore është ndërmarrë një fushatë e gjerë antiinfomaliteti çka ka rritur ndjeshëm edhe vetë ndërgjegjësimin e bizneseve në këtë drejtim, me qëllim shmangien e masave penalizuese sipas legjislacionit në fuqi.
Sondazh

Cilat janë shkeljet më flagrante që bëhen në kufi? - Nga kontrabanda, tek falsifikimi i dokumenteve. Rriten kontrollet
Shkeljet e bizneseve dhe individëve në pikat kufitare janë nga më të ndryshmet. Specialistët e Monitorimit të administratës doganore, përgjatë vitit 2024......

“Tarifat do të vonojnë normalizimin e politikës monetare” - BQE rendit pasojat e luftës tregtare globale dhe inflacionit të lartë
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane, Yannis Stournaras tha se inflacioni më i lartë dhe një luftë tregtare globale pas vendosjes së tarifave të Presidentit......

Paralajmërim për udhëtimet në Itali e Greqi: Grevat e punonjësve të aviacionit do të ndikojnë fluturimet!
Udhëtimi ajror përballet me ndërprerje në Europë këtë javë pasi punonjësit në sektorin e aviacionit kërcënojnë të largohen. Grevat janë planifikuar për sot,......

Rënie e fortë për Dollarin dhe Paundin – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me dje duke vijuar të humbasë pikë përgjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 88.8......

Guvernatori Gent Sejko, takim me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do vijojë trendin e rritjes
Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim me delegacionin e BERZH të kryesuar nga zj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për......

"Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake"-Nënshkruhet marrëveshja midis KAYO dhe Fincantieri
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë,......

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh
Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania......

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey,......