Shqipëria Postuar më 7 Mars 2025, 10:04

Bien interesat për overdraftet dhe kreditë konsumatore - Treguesit e BSH duke mesatarizuar aktivitetin e bankave e jobankave  

Nga SCAN TV

Bien interesat për overdraftet dhe kreditë konsumatore - Treguesit e

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 70.91%, nga 71.39% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 89.22% dhe 74.78% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2023.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.9%, nga 14.04% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërkohë, për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.47%, nga 19.7% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit, por ishte në rënie të lehtë nga niveli prej 20.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 27.42%, nga 28.07% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit zbriti në 11%, nga 11.68% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredië, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat