Bien eksportet drejt SHBA-së - Importet rritje me 3 miliardë lekë!
Bazuar në shifrat e publikuara nga INSTAT eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie në vlerë gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023.
Referuar statistikave të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe në 7,1 miliardë lekë, nga 9,78 miliardë lekë që ishin në 2023.
Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rritje pasi sipas të dhënave, ato llogariten në 20,5 miliardë lekë gjatë vitit 2024, nga 17,3 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.
Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.
Vendi ynë konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan ndërsa rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore.
Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh.
Sondazh

FMN “kufizon” rritjen ekonomike të Greqisë - Parashikon zgjerim 2.1% në 2025, ngadalësim në periudhën afatmesme
Ekonomia e Greqisë parashikohet të rritet me 2.1% në vitin 2025, e nxitur kryesisht nga investimet, tha misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se......

Skemat e mbështetjes për SME-të - Agjencia e Zhvillimit të Investimeve shpall thirrjet. Afati deri më 28 shkurt
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2025. Sipas......

Dy godina të reja në Qytetin Studenti/ Rama: Kategoria A në BE, i qëndrojmë besnikë angazhimeve të marra!
Kryeministri vendit, Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot......

Titujt e borxhit qeveritar preferohen më pak - Shuma e investimit në tregun primar është ulur me 24%!
Kërkesa për të blerë bono thesari ose obligacione, të cilat ndryshe quhen tituj borxhi të emetuar nga Banka e Shqipërisë apo institucionet financiare, po......

Mbyllet papritur zyra kryesore e USAID në Uashington – CNN: Po bëhen përpjekje për të hequr shenjat e agjencisë!
Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington u mbyll papritur të hënën dhe punëtorëve iu dërgua email pak pas mesnate se nuk......

Sa duhet të jenë komisionet e terminaleve POS? - Musta: Pagesat me para’ në dorë nuk mund të ulen vetëm me limite në shumën e tyre
Përdorimi i pagesave me para në dorë në Shqipëri ka qenë dhe mbetet ende i lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, një ndër......

Komisonerët Dervishi e Celibashi: Kujdes në respektimin e ligjit në kuadër të administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në......

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i Energjisë: Procesi i përditësimit të përfundojë pa vonesë
Shqipëria duhet të përfundojë pa vonesë procesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe të marrë në konsideratë ndryshimin e......