Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 14:37

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, gjenerimi ndahet njësoj mes KESH dhe privatëve

Nga Ola Mitre

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon,

Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë 8-mujorit u prodhuan rreth 4.7 mln mWh, duke shënuar rënie në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 5.4 mln mWh energji. Të njëjtat të dhëna tregojnë se prodhimi u nda në vlera të barabarta mes hidroecentraleve të Kaskadës së Drinit (50.5%) dhe prodhuesve privatë.

Paralelisht, ka vazhduar edhe prodhimi nga centralet diellore, përfshirë atë të Karavastasë. Në total, energjia e gjejneruar nga dielli për 8 - mujorin ishte 272, 894 mWh, një sasi e dominuar nga prodhimi i parkut të Karavastasë me gati 73% të energjisë totale diellore.

Konsumi total i energjisë për 8 - mujorin arriti në rreth 5.57 mln mWh energji, një nivel thuajse i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar- gusht të vitit të kaluar, ku konsumi u regjistrua në 5.47 mln mWh.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin u regjistrua në 16.44%, duke shënuar përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 17.56%. Sa i takon nivelit të arkëtimeve, ai fiksohet në 98.3% ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 99.3% e faturave të gjeneruara nga OSHEE.

 


 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat