Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 4-mujorin. Ulen humbjen në rrjet, arkëtimet në masën 96%
Rreth 2.9 mln mWh energji u prodhuan gjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 3.1 mln mWh energji. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga privatë me 53% të energjisë totale, teksa Kaskada e Drinit gjeneroi 47%.
Te prodhuesit privatë, përveç hidrocentraleve përfshihen edhe centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.
Sipas të dhënave nga ERE, në total impiantet në treg të lirë, ata që kanë kontratë me Furnizuesin e Tregut të Lirë si dhe Centrali i Karavastasë prodhuan 194,458 mWh apo 6.6% të totalit të energjisë elektrike të gjeneruar në vend. Gjatë kësaj periudhe raportohet se edhe TEC-et lundrues, të vendosur në Triport të Vlorës kanë prodhuar rreth 41 mijë mWh.
Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 4 - mujorin arriti në rreth 2.9 mln mWh energji, duke pësuar një rritje të lehtë në raport me periudhën janar- prill të vitit të kaluar.
Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 4 - mujorin u regjistrua në 17%, duke shënuar një përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 18.5%.
Sa i takon nivelit të arkëtimeve për periudhën janar – prill, ky tregues arriti në në 96% të faturave të gjeneruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore......

Gjermania premton të rrisë bashkëpunimin me SHBA - Kancelari Merz thekson ndikimin e tarifave në prodhuesit gjermanë
Kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është e gatshme të marrë përsipër një rol më të madh udhëheqës në marrëveshjet e......

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re transformimi digjital për biznese të vogla dhe startup
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU), që synon të......

Pensionet, 30 mijë të moshuar stimuj për të punuar - Dokumenti/ Ulet tatimi mbi të ardhurat, bonuse performance
Paralelisht më ndërhyrjen në rritjen e pensionit mesatar dhe dhënien e pensionit të 13-të, qeveria do të rishikojë kornizën ligjore në drejtim të uljes së......

Investimet e huaja në sektorë kritikë - Propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me......

“Abito Mari”, ekspozita më e re në "GOCAT” - Galeria, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik
Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo. Nën kujdesin e......

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja për sigurinë me Ukrainën - Hasani: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025,......

Projektligji, Kuvendi miraton Marrëveshjen e Bashkëpunimit Doganor me Bashkimin Europian
Ministri i Financave ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim një projektligjin për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat” të BE-së,......