Shqipëria Postuar më 23 Maj 2025, 12:27

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet energjia diellore, ulen humbjet në rrjetin elektrik

Nga Ola Mitre

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet

Rreth 2.23 mln mWh energji u prodhuan gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie me 9.8% në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 2.48 mln mWh energji. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 45,8% dhe nga hidrocentralet private e koncensionare në masën 46,3%.

Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndërsa sasia e gjeneruar për periudhën janar – mars të këtij viti përbën 7.9% të energjisë totale të prodhuar në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi rritja është e ndjeshme, pasi në 3-mujorin e parë 2024 energjia diellore përbënte 3.2%.

Ndërkaq, importi bruto i energjisë elektrike në periudhën janar – mars 2025 arriti vlerën 767 gWh, duke shënuar rritje me 43,4%, ndërsa eksporti ra me 10,1%.

Paralelisht, të dhënat tregojnë se humbjet në rrjet shënuan rënie me 0.9%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 është 21,1%, nga 22% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024.   

Ndërkohë që, konsumi u rrit me 4,4%, duke arritur vlerën 1.791 gWh nga 1.716 gWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit me 8,7%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është ulur me 1,3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat