Bie me 0.4 pikë besimi në ekonomi - BSH: Në “krizë” aktiviteti i bizneseve në sektorin e shërbimeve dhe industrisë
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rënie u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe industrisë.
Konkretisht, treguesi i besimit në shërbime ra me 6.1 pikë përqindje në nëntor. Kjo për arsye të vlerësimeve në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë. Edhe treguesi i besimit të industrisë ra me 0.9 pikë përqindje, ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve.
Nga ana tjetër, besimi i konsumatorëve në ekonomi është rritur me 2.3 pikë përqindje. Qytetarët e shohin me optimizëm situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha, ndërsa edhe pritjet për gjendjen e tyre financiare janë vlerësuar me rritje të lehtë në nëntor.
Besimi në tregti qëndron rreth 13 pikë mbi mesataren historike. Në rritjen e këtij treguesi ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist për ecurinë aktuale të biznesit. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të qëndrojnë shumë pranë nivelit të muajit të kaluar, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rënie në muajin e kaluar.
Gjithashtu edhe treguesi i besimit në ndërtim është rritur me 5.1 pikë përqindje në nëntor. Rritja e TBN-së u drejtua kryesisht nga vlerësimet më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Kontratat porositëse dhe pritjet për punësimin vlerësohen me rritje, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan prirjen rënëse.
Sondazh

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit - Në pak orë u shpërndanë mbi 19 mijë bonuse
Mëngjesin e kësaj të hëne, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit. Sipas të dhënave, deri pranë mesditës shpërblimet janë tërhequr nga mbi 19,50......

“Energjia e erës do kapërcejë hidrocentralet” - Raporti i BB për Shqipërinë: Dekarbonizimi i sektorit është i realizueshëm
“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por......

Bashkitë, në “luftë” me borxhet - Bien detyrimet, asnjë njësi me mbi 1 miliard lekë
Njësitë e vetëqeverisjes vendore po ndjekin një trend pozitiv sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të cilat në fund të Shtatorit 2024......

Rruga Elbasan-Lekaj, 126 mln euro për ndërtimin - Korridori VIII/ ARRSH shpall kompanitë fituese për 6 tenderët
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 126 mln euro, pa TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të zbatojnë......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën? - Shkrepa: Sigurimi për frymë në Shqipëri, shumë më i ulët se vendet e rajonit
Pavarësisht se kemi qenë gjithmonë një popull i lidhur ngushtë me pronën dhe vendi ynë ka pasur një ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vitet e......

Ulja e normave të interesit, “dekurajon” investitorët/ Individët po investojnë më pak në bono e obligacione
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), investimet nga individët në bono thesari dhe obligacione për periudhën 9-mujore të vitit 2024,......

Sistemi tatimor në Itali favorizon “miliarderët” - Sipas studimit, 7% e të pasurve paguajnë më pak taksa se shtresat e ulëta
Sistemi tatimor i Italisë është i deformuar në një mënyrë që lejon 7% të më të pasurve të shoqërisë të paguajnë proporcionalisht më pak taksa sesa personat......

Për cilat produkte shqiptarët paguajnë më shtrenjtë? Ushqimet, veshjet dhe argëtimi kanë çmimet më të larta se në Europë
Sipas një publikimi të Eurostat, inflacioni vjetor i Eurozonës pritet të jetë 2.3% në Nëntor të vitit 2024, nga 2.0% në Tetor nisur nga një vlerësim i......