Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 13:53

Bie alarmi, ambasadorja shqiptare në Izrael ndërpret intervistën në SCAN/ Kumbe: Ditë të vështira me KOD TË KUQ, qytetarët tanë të sigurt

Nga Alida Lula

Bie alarmi, ambasadorja shqiptare në Izrael ndërpret intervistën

“Më duhet të iki, alarmi ..”

 

Ishin këto momentet në SCAN Live, ku Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe, j’u desh të ndërpriste intervistën pas sirenave të alarmit, për ta vijuar bisedën pas disa minutave. Kumbe ka thënë se sulmet vjojnë dhe po ashtu kundërpërgjigja e Teheranit. Kumbe shtoi se hapësira ajrore është e bllokuar, ndërsa vijon “Kodi i Kuq”, ku është paralizuar gjithçka, përveç shërbimeve esenciale. Ambasadorja Kumbe ka theksuar se shqiptarët janë në vendstrehime dhe të sigurt, deri në normalizimin e situatës dhe kthimin e tyre.

“Të gjithë qytetarët tanë janë të sigurt pranë vendstrehimeve. Janë ditë të vështira. Sulmet vijojnë, dendësia e sulmve është ulur, por rëndësa është më e madhe. Mbrëmja është shoqëruar me shpërthime të mëdha. Hapësiar ajrore është e mbyllur, përsa kohë vijojnë operacionet ushtarake.  Ushtria izraelite udhëzon qytetarët dhe vijojmë të jemi me KOD të Kuq, që do të thotë se funksionojnë ato që ne quajmë shërbime esenciale, pra shërbimet shëndetësore dhe supermarketet. Ne vijojmë të udhëzjmë qytetarët tanë, që mos të ndërmarrin asnjë lëvizje në kundërshtim me autoritetet izraelite. Është prioritet të jenë të sigurt dhe pastaj brenda parametrave të sigurisë, të mundësojme dhe kthimin e tyre - tha ambasadorja Kume për SCAN

Por ndërsa presidenti Trump ka thënë se operacioni mund të zgjasë rreth 4 javë, ende nuk dihet nëse do të gjendet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

“Është ende për të folur. Nuk ka një zgjdhje që të marrë jetë, duhet të presim” -shtoi ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv.  

Si pasojë e këtyre zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, siguria e qytetarëve shqiptarë është fokusi kryesor i selive diplomatike në vendet që preken nga konflikti. Për këtë arsye, janë vendosur në dispozicion numrat e telefonit të selive diplomatike shqiptare në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt, Turqi, Egjipt dhe Qipro, për të dhënë asistencën e tyre ndaj çdo problematike që kërkon zgjidhje, për qytetarët shqiptarë që gjenden në Lindjen e Mesme. Të gjithë shtetasve shqiptarë ju është bërë thirrje nga Ministria e Jashtme të qëndrojnë në vende të sigurta dhe t’iu drejtohen kontakteve të ambasadave shqiptare në rajon, për të marrë udhëzimet e mëtejshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat