Biblioteka e Re Kombëtare me 0 kosto nga buxheti - Thirrja për të paraqitur projekt-idetë deri në 10 shkurt
“Thirrja për projektin e bibliotekës Kombëtare është hapur, ndërsa projekti do të zhvillohet pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, krah ndërtesës së Qëndrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve. Ky projekt do të ketë 0 kosto nga buxheti i shtetit.”
10 shkurti është afati që kandidatët duhet të paraqesin projekt-idenë paraprake arkitekturore të projektit. Ndërkohë, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për kulaifikim, si dhe marrin përsipër kriteret do të kualifikohen vetëm pesë kandidatë në fazën e parë. Më pas do të ftohen për në fazën e dytë të konkurrimit nëpërmjet dërgimit të Ftesës për Propozim.
Faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatit fitues për kontratën konsiston në paraqitjen e një propozimi që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore dhe ofertën financiare. Ofertat financiare të paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 40% (dyzet përqind) e sipërfaqes totale të zhvillimit në pronës për sipërmarrje në pronësi të Korporatës.
Ndërkohë, projekti i godinës së Bibliotekës Kombëtare, do ta kthejë zonën në një qendër multifunksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës. Përmes këtij projekti do të zhvillohet një bibliotekë bashkëkohore, e cila do të jetë në standardet europiane, e cila do të mbështesë zhvillimin intelektual të komunitetit.
Ky projekt realizohet përmes një modeli inovativ partneriteti publik-privat, ku Koroporata e Investimeve Shqiptare do të luajë rolin e ndërmjetësuesit midis institucioneve publike dhe private, si dhe të zhvilluesit. Institucioni publik përfiton një bibliotekë të re, ndërsa partnerët privatë sjellin burimet financiare, njerëzore dhe teknike për realizimin e projektet. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e bibliotekës pa asnjë kosto financiare shtesë.
Sondazh

“Të vendoset tatim për bizneset e vogla” - FMN: Më shumë të ardhura, të përshpejtohet reforma e taksimit të pronave
Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të rrisë performancën në mbledhjen e të ardhurave dhe të zgjerojë bazën e......

“Shqipëria, përformancë të fortë ekonomike” - FMN: Sfidat, plakja e shpejtë e popullsisë, emigracioni, produktiviteti i ulët
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar së fundmi performancën e fortë ekonomike të Shqipërisë, të mbështetur nga politikat e......

Albpetrol nxjerr 70.250 ton naftë/ Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Rreth 70.250 ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2024, një sasi thuajse e njëjtë në raport me 2 vitet e......

Britania zbut rregullat tatimore për të huajt e pasur - Masa synon të parandalojë largimin e miliarderëve nga vendi
Mbretëria e Bashkuar do të zbusë disa ndryshime të planifikuara në rregullin e saj të diskutueshëm të taksave për të huajt, pas shqetësimeve për një eksod......

Ku i blejmë veglat e punës? Nga Kina tek SHBA, 64 vende të botës furnizojnë Shqipërinë
Shqipëria importon vegla dhe pajisje pune nga 64 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë disa prej ekonomive më të mëdha globale. Të dhënat tregojnë një......

“Rrëzohet” miti i kulturës financiare/ Shqiptarët zotërojnë njohuri të mira, por kanë përfshirje të ulët
Sipas “Vrojtimit mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se indeksi i kulturës finaciare të individëve......

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të operojë si shoqëri tregtare me degë brenda dhe jashtë vendit
Banka e Zhvillimit do të operojë si shoqëri tregtare dhe do të përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat. Sipas projektligjit,......

Tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën - Si do të ndikojnë taksat e Trump në çmimet e mallrave?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze, duke thënë se ato taksa do të......