Bialczak: "Ëndrra amerikane" mund të ndërtohet edhe online/ Nga piceritë, te kompanitë e AI. Si po transformohet sipërmarrja shqiptare në SHBA

Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm pjesë e tregut të punës, por gjithnjë e më shumë po shndërrohen në krijues biznesesh dhe investitorë. Nga restorantet e vogla familjare deri te kompanitë në sektorë të ndryshëm, shumë prej tyre kanë ndërtuar histori suksesi në tregje ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA. Por sa e vështirë është të hapësh një biznes në një nga ekonomitë më konkurruese në botë?
“Të hapësh një biznes në SHBA nuk është, nuk është i vështirë. Në fakt është më i lehtë se në Evropë, kemi më pak burokraci dhe më pak procese. Vështirësia është të mbizotërosh në treg. Pra, ndërsa diaspora, biznesmenë nga Kosova kanë dashur që të depërtojnë në tregun amerikan, kanë dashur të hapin filiale në Amerikë, në kampuso si konsulentë, sepse kanë dashur t'i dijnë kulturën amerikane, sepse ndryshon si është etika e biznesit në SHBA nuk është në Shqipëri. Të depërtoni dhe të krijoni atë strategji që mund të tërheqë klientin amerikan. Sot, e kësaj dite, për të njëjtën arsye që dyert janë hapur, amerikanët janë ata që po shikojnë për kompani jashtë SHBA-së për të punësuar, në çdo lloj industrie, nuk bëhet fjalë vetëm për marketing, nuk bëhet fjalë për teknologji dhe burime njerëzore, punonjës, sepse s'rritin inflacioni dhe në një farë mënyre po mendojnë të kursejnë para,”- u shpreh Marsilda Bialczak, sipërmarrëse.
Në këto vite të emigrimit, shumë sipërmarrës shqiptarë të cilët janë emigrantë, kanë eksperimentuar në forma të ndryshme biznesesh. Por si ka evoluar sipërmarrja e emigrantëve?
“Kanë qenë që, gjithmonë shqiptarëtnjihen, sikur punojnë ose në ndërtim, ose kanë piceri, sepse mendohej, kanë qenë fillimet e shqiptarëve kur ke një mungesë gjuhe, mundohesh ta hapësh një biznes që mbase nuk ke nevojë të kesh shumë fjalor biznesi, nuk ke nevojë të kesh shumë terminologji të gjërë. Por në 16 vitet, sidomos gjatë, mbas pandemisë, ku biznesi online u bë global, ka pasur një zhvillim shumë të madh të sipërmarrësve, në industri të shumta. Jo vetëm ndërtim, po flas ndërtim, qoftë nëse është rregullim shtëpish, hidraulikë, elektricistë, kam parë zhvillime në studio ligjore, financa, taksash, kompani AI, cybersecurity, IT, digital marketing, dhe në sektore të ndryshëm të transportit, të logjistikës. Dhe gjithçka ka nisur nga një punë, nga eksperienca që kanë ndërtuar duke jetuar në Amerikë dhe kanë pasur atë ambicien që duam më shumë, duam më shumë, sakrificat që bëjnë. Një gjë tjetër karakteristike, që kam parë, jo vetëm në Shqipëri, por kanë parë në vend në diasporë, dhe në vende të ndryshme, kemi një rritje të madhe të sipërmarrëseve gra.”
Por a është ëndrra amerikanë një mundësi reale që një emigrant shqiptar të ndërtojë dhe të menxhojë një biznes të suksesshëm?
“Ëndrra amerikane ishte. Pra, shumë e shumë është shqiptarë e kishin, hidhnin lotari dhe tani nga fizike, është kthyer në internet, në online. Që do të thotë, që çdo biznes, mjafton kudo që të jetë, të nisë një biznes online, mjafton të di të rrisë a të marrë këtë klientët e parë me emër, nuk e pengon një kompani amerikane ta rrisë e ta zhvillojë nga 0. Dhe duke qenë se ti ke dhe ta hapur, amerikanë ta hapur një filial, shumë më lehtë, ti mund të jetë vendosur, pra ti përfaqësohesh si një biznes amerikan kur ke filialin amerikan. Dhe është shumë më lehtë se çka qenë. Pra, ëndrra amerikane mund të bëhet kudo, domethënë s'ka vështirësi, nuk është e lehtë, por më shumë është shumë shqiptarë i shikoj shumë që duan të ikin në vendet e Evropës, sesa domethënë në Amerikë, sepse Amerika mendoj, nuk ka qenë si ishte. Më përpara, çfarë ishte ëndrra amerikane? Ishte kur njerëzit vinin për të punuar në fabrika. Amerika nuk parakapë kompanitë që prodhojnë produktet e tyre këtu në Amerikë, i ka jashtë. Kur vjen në Amerikë ti mund të jesh doktor këtu, por se s'di gjuhën atje do jesh pastrues, derisa ti ta arrish në mars të të shikosh në një farë mënyre, për çfarë po e bën? E kuptoj për fëmijët, për nipërit dhe mbesat. Nuk është më thjesht ëndrra amerikane të ikësh edhe nuk e di se çfarë ka. Mjafton të kërkosh në YouTube, të shikosh blogera, të shikosh njerëz si jetojnë në Amerikë dhe shikojnë që, ok, qenka mirë po jam.”
Sipas sipërmarrëses Marsilda Bialziak, sipërmarrja shqiptare në SHBA, në të ardhmen do të jetë më e bashkuar.
“Po e shikoj më të ndërlidhur, e kam kuptuar sepse ne në Amerikë kemi një shprehje “your network, is your networth”. Që do të thotë, pasqyra më e madhe që ka një sipërmarrje është kontakti, sa më shumë kontakte, relata aq më të sukseshëm do jenë”.
“Pakënaqësi të mëdha nga reforma territoriale”/ Berisha: Krim monstruoz me “shkrirjen” e 15 bashkive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat e ka cilësuar krim monstruoz “shkrirjen” e 15 bashkive. Sipas tij, propozimi i......
Garanci financiare për dëmet në mjedis/ Veprimtaritë me risk, operatorët do paguajnë garanci bankare, ose sigurim të detyrueshëm
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të vendosë për herë të parë një mekanizëm të detyrueshëm garancie financiare......
Mjetet e para “Made in Albania” për ushtrinë/ Rama: Brenda vitit 2028, Forcat e Armatosura të pajisura me të gjitha kapacitetet
Për herë të parë Forcat e Armatosura do të kenë në përdorim mjete ushtarake “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e......
Mosha e daljes në pension sot dhe në të ardhmen/Shumica e vendeve europiane do ta rrisin mesataren për burrat dhe gratë
Rreth 2/3 e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa 3/4 do ta rrisin për gratë. Sipas analizës së të dhënave për 32......
Bordi i Paqes, marrëveshje historike për Gazën/ Çarmatim total i Hamasit dhe tërheqje e forcave izraelite nga territori
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ashtuquajturi Bordi i Paqes, një nismë individuale e tij, arriti një marrëveshje për çarmatimin total të......
Kompanitë, tarifë e re për shënjimin e naftës - Vendimi/ Do paguajnë 6.5 euro/1 mijë litra ndaj kompanisë “ALBTrace CO”
Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzin do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë shënjimi prej 6.5 euro për 1 mijë litra kundrejt shoqërisë “ALBTrace......
Trajtimi i varfërisë energjetike/ Miratohet plani 2026–2030, fokus te identifikimi i familjeve dhe mbështetja afatgjatë
Për herë të parë, qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për adresimin e varfërisë energjetike dhe mbrojtjen e klientëve në nevojë të energjisë......
Shqipëria, deri 40 ushtarë në Gaza/ Projektligji përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe ato financiare
Shqipëria do të dërgojë deri në 40 ushtarë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. Gjithshka është përcaktuar në......

