Besmir Beja takon Nancy VanHorn: Thellohet bashkëpunimi Shqipëri–SHBA në fushën doganore

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e administrimit doganor, sigurisë kufitare dhe lehtësimit të tregtisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë bashkëbisedimit, Beja prezantoi prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton, duke vënë theksin te modernizimi i shërbimeve doganore, rritja e transparencës dhe integritetit institucional, si dhe përmirësimi i klimës së biznesit përmes procedurave të thjeshtuara dhe të standardizuara. Ai nënvizoi angazhimin e Doganës Shqiptare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, kontrabandës dhe korrupsionit, si dhe në garantimin e kontrollit efektiv të lëvizjes së mallrave në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
VanHorn vlerësoi rolin kyç të Doganës Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të narkotikëve, rritjen e të ardhurave buxhetore dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e sigurisë kufitare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Palët diskutuan gjithashtu mbi mundësitë konkrete për thellimin e asistencës teknike, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e projekteve që kontribuojnë në rritjen e eficiencës së administratës doganore dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
Respektimi i standardeve ndërkombëtare, garantimi i sigurisë në zinxhirin e furnizimit dhe shërbimi cilësor ndaj qytetarëve dhe komunitetit të biznesit mbeten prioritete thelbësore të Doganës Shqiptare, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të mëtejshëm të vendit në tregjet ndërkombëtare.
MEPJ: Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi ambasadën e SHBA në Riad
Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme......
Dezinformimi në kohë lufte, si ndikon te publiku? - Ekspertët: Lajmet e rreme përhapin panik dhe ndryshojnë konsumin
Teksa vitet e fundit situata në lindjen e mesme është përshkallëzuar me disa vatra luftimesh, në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video të manipuluara,......
Sa rrezikohen çmimet e shportës nga shtrenjtimi? - Preçi: Shqipëria e ekspozuar ndaj valës së re inflacioniste
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme po rrisin presionin mbi tregjet ndërkombëtare, ndërsa diskutimet mbeten për një valë të re inflacioni që pritet të......
Fasonët, skemë kompensimi për kursin e këmbimit - Propozimet: Rritje e koeficientit të amortizimit për makineritë dhe fonde të dedikuara
Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve vijon të pësoje humbje të mëdha monetare por edhe të fuqisë punëtore, për shkak të kursit të këmbimit. Vetëm......
Aksion në fabrikat e miellit, qumështit dhe mishit - Gjylameti: Garantojmë sigurinë ushqimore, forcojmë infrastrukturën
Duke nisur nga java e ardhshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nisë një aksion inspektimesh përqendruar në fabrikat e miellit dhe furrat e bukës, në......
Rritja e pagave shtrenjtoi kostot në ndërtim/ Tregu i ndërtimit shënoi zgjerim të lehtë, por çmimet e materialeve pësuan rënie
Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë vijuar të shfaqin tendencë të lehtë rritjeje. Sipas të dhënave zyrtare, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114,1,......
“Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj” - Kreu i BEI-së, Calvino: Ligjvënësit, të veprojnë më shpejt
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj strategjike, nga energjia te mbrojtja, sipas Nadia Calviño,......
9 në 10 biznese në Shqipëri janë në sektorin e shërbimeve/ Tregtia kryeson bindshëm xhiron. Ndjekin, turizmi dhe ndërtimi
Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet fuqishëm te sektori i shërbimeve. Sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara nga......


