Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës

Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe sheshet në të gjithë vendin u mbushën me besimtarë në orët e para të mëngjesit, të cilët u bashkuan në faljen e Bajramit.
Në kryeqytet, falja e namazit të Bajramit u krye në sheshin “Skënderbej”, ku u shpërndanë edhe mesazhe të rëndësishme dashurie dhe solidariteti.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, në fjalën e mbajtur përpara besimtarëve solli në vëmendje luftrat që janë duke u zhvilluar aktualisht.
"Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi.
Mesazhi i fesë islame është i qartë: islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit. Allahu në kuran e përshkruan të dërguarin e tij mëshirë për botën për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj. Kjo do të thotë se besimtari është thirrur të jetë burim paqeje mëshire dhe drejtësie kudo. Sot, aty ku ndodhet bota kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut nga familja nga komuniteti ku ne jetojmë ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin. Ne si shoqëri kemi përgjegjësinë të kultivojnë këto vlera shumë të rëndësishme të patjetërsueshme në të gjitha kohërat dhe vendet", tha ai.
Pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi shpirtëror, kjo ditë vjen si një moment gëzimi, faljeje dhe bashkimi familjar. Mes urimeve dhe vizitave tradicionale, Fitër Bajrami rikthen në vëmendje edhe rëndësinë e ndihmës ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve njerëzore.
“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca
Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të......
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......
SHBA heq sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës NIS - Pritet të importojë më shumë naftë bruto deri më 17 prill
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka zgjatur heqjen e sanksioneve për kompaninë serbe NIS në pronësi ruse deri më 17 prill, duke i dhënë vendit ballkanik më......
Spanja ul TVSH për karburantin - Nga 21% në 10% për të “zbutur” çmimet
Spanja uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në......
“Punoni nga shtëpia, shmangni udhëtimet ajrore”! - Këshillat për kursime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila këtë muaj ra dakord për një lirim rekord të naftës nga rezervat strategjike për t'u përballur me efektet e......
SHBA armatos vendet e Gjirit Persik - Trump përdor fuqitë e emergjencës me 23 miliardë dollarë
Administrata Trump ka vazhduar me shitjen e armëve me vlerë rreth 23 miliardë dollarë për tre vende të Gjirit, duke lëvizur për të forcuar mbrojtjen e tyre,......
Deklaratat e Bessent ulin naftën - Aleatët kërkojnë të rrisin furnizimin dhe të çlirojnë Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa vendet kryesore evropiane dhe Japonia ofruan të bashkohen në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për anijet......


