Berlin, ministri Salla: Kërkesat e kapitujve 11, 12 e 13 thelbësore për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026 ku edhe mori pjesë në Takimin e Ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit dhe
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe konsolidimin e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. “Ky format bashkëpunimi shërben për të afruar politikat bujqësore të rajonit me standardet e Bashkimit Europian dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit,” u shpreh Ministri Salla.
Ministri Salla theksoi se takimi zhvillohet në një moment kyç për Shqipërinë, pas hapjes së Grup-Kapitullit 5 në negociatat për anëtarësim në BE. “Afrimi me kuadrin e Bashkimit Europian, përmbushja e kërkesave të Kapitujve 11, 12 dhe 13, si dhe orientimi gradual drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), janë thelbësore për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, konkurrues dhe me standarde europiane,” nënvizoi ai.
Sipas Ministrit Salla, këto procese janë në funksion të zbatimit të vizionit afatgjatë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. “Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030 janë objektiva që kërkojnë reforma të qëndrueshme, bashkëpunim rajonal dhe përafrim të plotë me politikat europiane,” theksoi ministri.
Stoku 48 milionë euro, rriten investimet sllovene në Shqipëri, Ibrahimaj: Tregues pozitivë për klimën e investimeve
Investimet sllovene në Shqipëri kanë shënuar një trend të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve të fundit. Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit.......
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......
Rregulla të reja për tregjet e peshkut- Pr.ligji/ Produktet do të shoqërohen me origjinën dhe kategoritë
Qeveria do të vendosë rregulla të reja për tregjet e produkteve të peshkimit, duke krijuar një mekanizëm të qartë për funksionimin e tij, sipas standardeve......
2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh
Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë. Sipas të dhënave......
Rama me deputetët e PS : Po ndodh diçka tërësisht e re, shteti po merr pjesë në sipërmarrje
Në Shqipëri po ndodh dicka për herë të parë: Shteti po e rrit praninë e tij në sipërmarrje. Kështu u tha kryeministri Rama deputetëve socialist në fjalën......


