Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 21:12

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale

Nga SCAN TV

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të jetë zonë e lirë industriale, me qëllim që të rriten investimet.

"Vite më parë kam pritur përfaqësues tuaj të biznesit. Ata bënë një projekt për parkun industrial. U garantoj se do ketë zonë të lirë industriale. U garantoj se PD për biznesin e vogël do ngrejë tavanin nga 140 mijë euro pa taksa në 180 mijë euro. Se energjinë do e pjesëtojë me 3. Se do ketë linja krediti të buta për ta. Se për sipërfaqet publike, do të pjesëtohen me 5 herë tarifat. Taksat, tatim fitimi nga 23, zbret në 10 përqind. TVSH zbret në 15 përqind. Çdo fermer do subvencionohet për çdo fidan, për çdo bagëti, për çdo njësi prodhimi. Shqipëria do dyfishojë edhe njëherë numrin e ullinjve, do dyfishojë arrorët. Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, thoshte Konica, do të bëhet më madhështor se kurrë. Diaspora, krenaria jonë, vitin 2025 është viti i diasporës, është viti i shpëtimit të Shqipërisë. Pesë vite pa asnjë taksë. Kredi për strehimin e tyre. Kredi të buta për bizneset e tyre"- tha kryedemokrati në fjalën e tij.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat