Berisha prezanton programin në Peqin - “5-fishojmë subvencionet në bujqësi. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Europë”
Peqini ka qenë ndalesa e radhës së koalicionit PD-ASHM, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës. Sipas tij, pas 11 Majit, të gjithë pensionistët dhe rrogëulëtit do marrin kartën e konsumatorit, me të cilën do blejnë bukën, sheqerin, vajin, orizin, mishin, qumështin, vezët, 20 përqind më lirë.
Me 11 Maj me votën tuaj ju bëni një ndryshim shumë të madh sepse fermeri shqiptar do ketë jo më 32 milionë euro siç pati në buxhetin 8 miliardë euro të Edi Ramës subvencione. Histori turpi. Fermerët japin 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Fermerët punësojnë 500 mijë shqiptarë dhe ai ndau 32 milionë euro për ta. U garantoj se kjo shumë do të pesëfishohet dhe do subvencionoheni për çdo fidan të mbjellë, pesë herë më shumë se sot. Do subvencionoheni për çdo kokë bagëti dhe njësi prodhimi pesë herë më shumë se sot. -Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike
Berisha shtoi se, çdo kriter i vendosur se duhet të keni 10 lopë apo kaq hektarë tokë, bie. Sipas tij, subvencionimi do të jetë për çdo kokë, për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi. Kreu demokrat në fjalën e tij u ndal edhe tek shëndetësia.
Qytetarët shqiptarë në 100 ditët e para do kenë të rimbursuar 100 përqind listën e barnave që rimburson republika italiane. Po, nuk premtojmë as rrogat e italianëve, as edhe nivelin e tyre, po ilaçet e tyre po. Ato do i kenë shqiptarët për t’u mjekuar njëlloj si ata. Pra, vota me 11 Maj është një votë për shëndetin tuaj, është një votë për njerëzit tuaj të sëmurë, është një votë për dinjitetin tuaj. -Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike
Berisha u ndal në një publikim të fundit të INSTAT, sipas të cilit shqiptarët shpenzojnë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor 820 milionë euro në vit. Ai u premtoi banorëve të Peqinit se vota për koalicionin PD-ASHM në 11 Maj do të jetë votë për të kursyer xhepat e shqiptarëve 800 milionë euro.
Sondazh

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? - 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. Paratë u investuan në depozita
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma......

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama: Brenda vitit 2030 do të ketë fluturime nga aeroporti Gjirokastrës
Turi elektoral për kryesocialistin Edi Rama, vijon në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zhvillimi i turizmit në këtë qytet por edhe në të......

Robotët, në shërbim të policisë kineze- Policë humanoidë dhe qen robotikë patrullojnë rrugët e qytetit
Departamenti i policisë në qytetin Mianyang të Kinës jugperëndimore ka vendosur robotë për të ndihmuar oficerët njerëzorë me patrullime, menaxhimin e......

TikTok gjobitet me 530 milionë euro - Irlanda ndëshkon platformën për transferim të të dhënave në Kinë
Platforma TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të......

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e fluksit shtoi me 33% masat administrative nga Policia e Shtetit
Gjatë vitit të kaluar, në territorin e vendit ndodhën 1,666 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2023, numri i aksidenteve u rrit me 23%, çka lidhet......

Inflacioni i Eurozonës i afrohet objektivit -Nevojiten ulje të reja të normave për të kundërshtuar tarifat e Trump
Inflacioni i çmimeve të konsumit në eurozonë mbeti pak mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane në prill, duke nxitur më shumë ulje të normave të......

Evropianët “braktisin” Elon Musk - Mbi 10% e tyre kanë hequr dorë nga platforma X në 6 muajt e fundit
Evropianët po largohen masivisht nga platforma X, sipas një raporti të ri nga media sociale e Elon Musk. Shifrat e fundit, të publikuara këtë javë për t'u......

Mbi 175 mijë aplikime nga bizneset -87,7% në regjistrin tregtar, 12 mijë kërkesa për leje dhe licenca
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit përgjatë vitit 2024, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në......