Berberët janë në modë! Biznesi i prerjes së flokëve po fiton gjithnjë e më shumë terren
Industria e prerjes së flokëve, e njohur ndryshe si “Barbershop”, po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun e bizneseve në Shqipëri.
Sipas faqes “SmartScrapers”, në vend numërohen rreth 330 subjekte që ofrojnë shërbimin e berberit. Krahasuar me vitin 2023, numri i këtyre bizneseve është rritur me 17%.
“Njerëzit po qethen më shpesh, jo si dikur 1 herë në muaj. Tani ka raste që po vijnë të qethen edhe një herë në javë. Konkurrenca nga ana tjetër është rritur, dhe duke kërkuar gjithnjë e më shumë shërbime edhe çmimet janë rritur.” Shprehet Joti Boverri, Berber
Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë të përqendruara në kryeqytet.
Nga 330 flokëtore, 253 ndodhen në Tiranë. Megjithatë, kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi shumë biznese, veçanërisht në zonat rurale, operojnë në informalitet. Me fokusin në kryeqytet kjo bën që shumë të rinj ta shohin si mundësi të mirë si profesion.
“Kjo duket si një mënyrë më e lehtë për një të ri që nga një anë edhe të vazhdojë të punojë, por edhe të ketë mundëinë të hapi vetë biznesin e tij. Për këtë aryse kanë filluar të ndjekin kurse të tilla.” Tregon në të tjera berberi Boverri.
Sipas të dhënave të “SmartScrapers”, 88.18% e flokëtore në Shqipëri janë biznese me pronësi të vetme, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e markave të mëdha.
Mosha mesatare e një “Barbershop” në Shqipëri është 2 vjet e 7 muaj, çka tregon një rritje të ndjeshme të bizneseve të reja në këtë sektor gjatë dy viteve të fundit.
Sondazh

A do të zhvlerësohet sërish euro ndaj lekut? Eurobondi 650 mln euro, Zefi: Ndikime në ekonomi dhe kursin e këmbimit
Shqipëria ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke emetuar Eurobondin e 7-të me vlerë prej 650 milionë eurosh, afat 10 vjeçar dhe me një yeld 5% .......

Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, Xhaja: Forcim të mekanizmave monitorues dhe rritje të transparencës
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zj. Risena Xhaja ishte e pranishme në panelin e parë të......

Shqiptarët preferojnë depozita afatgjata- BSH: Rënie drastike e kursimeve të ruajtura me afat 1, 3 dhe 6 muaj
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë preferuar që t'i ruajnë kursimet e tyre në depozita me afat, sidomos në ato me maturitet mbi 2 vite. Sipas të dhënave më të......

Shqetësime për bizneset që do vetëmenaxhojnë mbetjet- Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, Shalsi e Tabaku: Kemi shumë kërkesa nga sipërmarrjet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet......

Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e......

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......

“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë......