Berati mbetet alternativa më e lirë për prona/ Çmimet në kryeqytet janë më shumë se trefish krahasuar me qytetet e tjera

Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, zona e Bllokut në Tiranë renditet si më e shtrenjta në vend, me çmime që arrijnë deri në 2,800 euro për metër katror. Kjo zonë vijon të jetë një nga më të preferuarat për investime, për shkak të vendndodhjes qendrore dhe kërkesës së lartë për banim dhe qira.
Në anën tjetër të tregut, qytete si Berati paraqesin çmimet më të ulëta, ku në zonat periferike historike një metër katror mund të blihet me rreth 800 euro. Kjo e bën këtë qytet një nga alternativat më tërheqëse për ata që kërkojnë prona me kosto më të ulët ose investime afatgjata.
Studimi i Investropa thekson gjithashtu hendekun e madh mes Tiranës dhe qyteteve të tjera. Çmimet në kryeqytet janë më shumë se tre herë më të larta krahasuar me qytetet e tjera, duke reflektuar përqendrimin e zhvillimit ekonomik dhe demografik në Tiranë.
Në nivel kombëtar, çmimi mesatar për metër katror vlerësohet në rreth 1,500 euro, ndërsa çmimi mesatar i një shtëpie arrin në rreth 220 mijë euro. Studimi nënvizon se buxheti minimal realist për të hyrë në tregun e banesave nis nga rreth 60 mijë euro, duke reflektuar një prag relativisht të lartë për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare.
Analiza e tipologjive të banesave tregon se shtëpitë me katër dhoma gjumi janë më të shtrenjtat në treg, duke arritur deri në 650 mijë euro në zonat luksoze të Tiranës. Ndërkohë, më të përballueshmet mbeten banesat me dy dhoma gjumi, me çmime që nisin nga rreth 85 mijë euro, kryesisht jashtë kryeqytetit.
Një faktor tjetër i rëndësishëm që ndikon në rritjen e çmimeve është edhe kërkesa në rritje nga blerësit e huaj, të cilët po shohin Shqipërinë si një destinacion tërheqës për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në kryeqytet.
Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në diasporë/ Rreth 4 në 10 prej tyre janë në kulmin e jetës profesionale
Diaspora shqiptare nuk përfaqëson thjesht një bashkësi qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet......
Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme
Administrata tatimore po vijon aksionin e kontrolleve në agjencitë immobiliare për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet......
Zgjerohet tregu i fondeve të pensionit privat - Raporti 2025 i AMF: Vlera neto e aktiveve, 9,8 mld lekë. Numri i anëtarëve, 49,218
Tregu i fondeve të pensionit privat ka vijuar tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve. Referuar raportit për......
Gjermania vendos ulje të çmimit të karburantit - Qeveria miraton paketën 1.6 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike
Qeveria gjermane ka vendosur për një lehtësim të çmimit të karburantit për konsumatorët dhe bizneset, nëpërmjet një pakete me vlerë 1.6 miliardë euro, duke i......
Irlanda, masa për uljen e çmimit të karburanteve - Vendimi, pas protestave dhe bllokimit të rrugëve dhe porteve
Policia irlandeze largoi traktorët dhe kamionët që kishin bllokuar trafikun dhe infrastrukturën e naftës në të gjithë vendin gjatë një vale protestash kundër......
Cilat janë mallrat kryesore të importit që “furnizojnë” buxhetin? - Karburantet dhe cigaret udhëheqin listën. Automjetet e përdorura sjellin 97 mln euro
Importet vijojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke reflektuar jo vetëm strukturën e konsumit në vend, por edhe......
Sa i takon çdo shqiptari nga “kursimi” i ekonomisë? Rreth 18% e asaj që prodhohet në një vit nuk përdoret për konsum final
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria kursen rreth 18.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Kursimi i ekonomisë” është pjesa e asaj që prodhon një......
Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj dominon nga Italia, ndjek Kosova dhe Greqia
Sipërmarrja në Shqipëri po fiton terren. Numri i bizneseve të reja në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave për......


