Beja takon ambasadorin britanik Abbott: Forcohet bashkëpunimi doganor dhe siguria kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në fushën doganore dhe atë të sigurisë kufitare.
Gjatë bisedës, Drejtori Beja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Administratës Doganore Shqiptare, duke theksuar se, “partneriteti me institucionet britanike ka qenë thelbësor në rritjen e kapaciteteve tona operacionale dhe në modernizimin e procedurave të kontrollit”. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit konkret me strukturat si HM Revenue and Customs dhe programet e Home Office International Operations, veçanërisht në drejtim të teknologjisë dhe shkëmbimit të informacionit.
Nga ana e tij, Ambasadori Abbott vlerësoi progresin e bërë nga Dogana Shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se, “Shqipëria mbetet një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar në adresimin e sfidave të përbashkëta, si lufta kundër kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe forcimi i kontrollit në kufi”. Ai theksoi rëndësinë e vijimit të projekteve të përbashkëta që synojnë rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
Në vijim të takimit, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht te rezultatet konkrete të bashkëpunimit ndër vite, përfshirë implementimin e sistemeve inteligjente të monitorimit në pikat e kalimit kufitar, si dhe operacionet e përbashkëta në Portin e Durrësit, të cilat kanë kontribuuar ndjeshëm në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe rritjen e efektivitetit të kontrolleve.
Palët diskutuan gjithashtu mbi nevojën për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për analizën e riskut, në funksion të përballimit të sfidave të reja që lidhen me sigurinë dhe tregtinë ndërkombëtare.
Takimi konfirmoi edhe një herë nivelin e lartë të bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe atyre britanike, si dhe angazhimin e përbashkët për ta çuar këtë partneritet në një fazë edhe më të avancuar, në shërbim të sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal.

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......
BE-SHBA, bisedime për mineralet kritike - Edhe çështjet e tarifave, në qendër të takimeve
Komisioneri i tregtisë i Bashkimit Evropian, Maros Sefcovic, tha se kishte zhvilluar bisedime konstruktive me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson......
SHBA dhe Brazili “përplasen” për tregtinë elektronike - Bisedimet e OBT-së përfundojnë pa nënshkrimin e marrëveshjes
Bisedimet midis përfaqësuesve të tregtisë dhe zyrtarëve të nivelit të lartë nga rreth 166 vende përfunduan pa nënshkruar asnjë marrëveshje të rëndësishme të......
Trump kërkon naftën e Iranit - Mund pushtojë qendrën e eksportit, Ishullin Kharg
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të “marrë naftën e Iranit” dhe të pushtojë qendrën e eksportit, Ishullin Kharg, ndërsa armiqësitë në Lindjen......
“Çmimet e naftës do të mbeten të larta” - Sipas analistëve, mund të arrijnë në 200 USD/fuçi me pushtimin e Kharg
Çmimet e naftës mund të rriten shumë përtej niveleve aktuale, thonë analistët, pasi mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe sulmet ndaj objekteve të prodhimit......
Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, mbështetje e re për biznesin
"Dyfisho ndërmarrjen tënde” është programi më i ri, për të cilin aktualisht po punohet nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve të vogla dhe të......
Karburantet, Rama: Bordi i Transparencës nuk lejon operatorët të luajnë në kurriz të konsumatorëve
“Bordi i Transparencës nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe......
Kryeministri Rama: Ekonomia shqiptare vijon trendin pozitiv, e konfirmojnë shifrat
Duke ju referuar shifrave të publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025, në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka......


